TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani ftohet nga homologia e saj për vizitë shtetërore në Zvicër

by teve1
1 vit ago
1
A A
Osmani ftohet nga homologia e saj për vizitë shtetërore në Zvicër

Me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, të udhëhequr nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të qëndroj për vizitë shtetërore në Konfederatën Helvetike nga data 21 deri më 22 maj.

Sipas Presidencës kjo shënon vizitën e parë shtetërore të një kreu të shtetit të Kosovës në Zvicër, si dhe një moment historik në relacionet Kosovë-Zvicër.

“Presidentja Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter, në sheshin qendror Bundesplatz në Bern, më 21 maj në prezencë edhe të qytetarëve të shumtë”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të agjendës zyrtare, bëhet e ditur se Osmani do të mbajë takime me presidenten e Zvicrës dhe Këshillin Federal, si dhe do të mbajë fjalim në Parlamentin e Zvicrës.

“Për nder të presidentes Osmani dhe delegacionit nga Kosova, presidentja Keller-Sutter do të organizojë banket shtetëror, duke nderuar kësisoj miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin në mes dy shteteve”, theksohet në njoftim.

Ndërkaq, në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe Keller-Sutter do ta vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universiteti Saint Gallen e cila thuhet se është e përkushtuar për zhvillimin e kulturës së të nxënit dhe të mësimdhënies,  fusha me rëndësi të veçantë për të ardhmen e të rinjve në Kosovë dhe Zvicër.

Osmani po ashtu thuhet se në Gjenevë do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

“Vizita shtetërore e Presidentes Osmani jo vetëm që ka karakter historik, por edhe simbolik, pasi thekson marrëdhëniet e ngushta, të qëndrueshme dhe shumëdimensionale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Ato janë marrëdhënie të ndërtuara mbi historinë e përbashkët, vlerat demokratike dhe një bashkëpunim të ngushtë shtetëror.Bashkatdhetarët tanë që jetojnë e kontribuojnë në Zvicër, janë bërë një urë e fuqishme lidhëse ndërmjet dy popujve dhe dy shteteve. Zvicra ishte një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë ka qenë ndër mbështetëset më të mëdha të proceseve demokratike, shtetndërtuese dhe zhvillimore të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramabaja për mosformimin e institucioneve: Po luftohet për ditën e zgjedhjeve

Ramabaja për mosformimin e institucioneve: Po luftohet për ditën e zgjedhjeve

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Largohen mbeturinat në Kalabri, qytetarët paralajmërohen me gjobë deri 500 euro

Largohen mbeturinat në Kalabri, qytetarët paralajmërohen me gjobë deri 500 euro

Kufizohet edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostrada

Nesër pa kufizime për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë

Shpërthen motori i një skafi në Himarë, pësojnë djegie 4 persona

“InfoNata” 17.08.2026

“InfoNata” 17.08.2026

Kufizohet edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostrada

Nesër pa kufizime për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë

BE-ja planifikon paketën më të gjerë të sanksioneve kundër Rusisë në vjeshtë

BE-ja planifikon paketën më të gjerë të sanksioneve kundër Rusisë në vjeshtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën