TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sërish bllokadë e asgjë e re në tentimin e 13-të për konstituimin e Kuvendit

Pas dështimit të konstituimit në hollin e kuvendit dolën të zgjedhurit e popullit. Si rëndom, ata kritikuan njëri-tjetrin për bllokim të institucionit legjislativ.

by Shpat Blakcori
6 muaj ago
0 0
A A

Edhe seanca e së premtes në Kuvendin e Kosovës pati të njëjtin epilog sikurse mbledhjet paraprake të të zgjedhurve të popullit.
Pas dështimit të konstituimit, opozita ritheksoi kërkesën se partia fituese duhet ta ndërroj kandidatin për postin e kryetarit të Kuvendit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin institucional,

“Duhet të propozohet një kandidat që ka shumicën e votave në Kuvend. Dihet që Albulena Haxhiu nuk i ka dhe nuk do t’i ketë ato vota. Vetëvendosja duhet ta ndërrojë kandidaten”, tha Krasniqi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbrojtur idenë e partisë së tij për krijimin e një qeverie tranzicionale, duke e cilësuar si të vetmen zgjidhje gjithëpërfshirëse që është dhënë në rrethanat aktuale.

Megjithatë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njeherit bashkekryetarja e Listes Guxo, Donika Gërvalla, është shprehur optimiste se ka njerëz në LDK që do ta rrisin presionin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku që të ndërrojë qëndrim karshi LVV-së dhe të pranojë ftesat e tyre për bashkëpunim.

“Dua ta besoj, brenda LDK-së dhe jashtë saj, ka ende njerëz që mendojnë përtej interesit personal, do ta rrisin presionin nga kryetarit Abdixhiku që LDK-ja të bëjë lëvizje pozitive në të mirë të Kosovës”, tha Gërvalla.

Derisa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, bëri të ditur se do i drejtohet Kushtetueses për vendimet e marra së fundi në Kuvendin e Kosovës.

Kurse lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar që sa më shpejtë të zgjidhet ky ngërç politik.

“Po shpresoj që po harxhohen gjitha këto mundësi, eksplorime që janë duke i bërë forcat politike, momenti është me i thirr përgjegjësisë, të gjithë duhet të kuptojnë se institucionet kosovare urgjent duhet me i pas, bota, rajoni rreth neve është në trazim. Kosova nuk e ka luksin të vazhdojë të mbetet kështu sa më shpejt na duhen institucionet”, tha Limaj.

Përpjekja për të konstituuar institucionin legjislativ të Republikës së Kosovës ka nisur me 15 prill.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEDS: Për shkak të motit të ligë një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit

Moti për ditën e sotme i vranët dhe herë pas here me reshje shiu

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

A i ka LVV votat për Konjufcën? Kusari-Lila: Jemi përpjekur t’i sigurojmë

A i ka LVV votat për Konjufcën? Kusari-Lila: Jemi përpjekur t’i sigurojmë

KEDS: Për shkak të motit të ligë një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit

Moti për ditën e sotme i vranët dhe herë pas here me reshje shiu

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Kosova e gatshme për Lituaninë

Zhegrova beson në kualifikimin e Kosovës në Botëror

Zvicra zbulon lojtarët kundër Kosovës, Xhaka udhëheq helvetikët në Prishtinë

Xhaka flet për ndeshjen në Prishtinë, i befasuar me fishkëllimat

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Asllani pret pjesëmarrjen në Botëror

Muslija mund të kthehet te Karlsruheri

Muslija shpreson në fat në “play-off”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën