TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Microsoft prezanton kompjuterë më të lirë Surface, me veçori AI

by teve1
1 vit ago
0
A A
Microsoft prezanton kompjuterë më të lirë Surface, me veçori AI

Microsoft ka prezantuar modelet e reja të kompjuterëve personal (PC) Surface, duke ofruar pajisje më të përballueshme dhe me performancë të përmirësuar, duke përfshirë Surface Pro dhe Surface Laptop, shkruan CNBC.

Në krahasim me vitin e kaluar, këto modele janë më të lira: Surface Laptop nis nga 899, 100 dollarë më pak se edicioni i kaluar, ndërsa Surface Pro fillon nga 799, 200 dollarë më pak.

Të dyja përmbajnë procesorin Snapdragon X Plus të Qualcomm, me tetë bërthama, dhe ekran më të vogël, 12 inç për Pro dhe 13 inç për Laptop.

Megjithëse ekranet janë më të vogla, Microsoft thotë se këto pajisje do të ofrojnë jetë më të gjatë baterie, deri në 16 orë për Surface Laptop, nga 13 orë vitin e kaluar.

Sistemet e reja mbështesin Windows 11 dhe ofrojnë mundësi të përmirësuara për kërkimin e skedarëve dhe veçori të tjera që përdorin Inteligjencën Artificiale (AI).

Gjithashtu, përdoruesit që kanë PC me Copilot+ do të mund të provojnë një agjent AI në aplikacionin e Cilësimeve që mund të bëjë ndryshime me fjalë të thjeshta, si “ikona ime e miut është shumë e vogël”.

Microsoft ka nisur para-porositë për këto pajisje më 2 maj, dhe ato do të dalin në shitje më 20 maj. Modelet do të jenë në ngjyrat platinium, oqean dhe vjollcë.

Megjithatë, analistët thonë se interesi për PC me AI është ende i kufizuar, për shkak të pasigurisë për vlerën që ato ofrojnë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Apple thuhet se po teston iPhone më të madh ndonjëherë

Apple thuhet se po teston iPhone më të madh ndonjëherë

​Meta gjobitet me 567 milionë dollarë në vendimin më të madh për sigurinë e fëmijëve

​Meta gjobitet me 567 milionë dollarë në vendimin më të madh për sigurinë e fëmijëve

Një raketë e SpaceX u përplas me Hënën, ashtu siç ishte parashikuar nga shkencëtarët

Një raketë e SpaceX u përplas me Hënën, ashtu siç ishte parashikuar nga shkencëtarët

BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë!

Snapchat ndryshon rregullat për videot me inteligjencë artificiale

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Nëse para Albinit ndihesh si pula përballë dhelprës, atëherë vezët të mbeten argumenti i vetëm politik!

Xhandarmëria me mandat të ruajtjes së vijës tokësore, ujore dhe ajrore

Kosova e quan shqetësuese deklaratën e Vuçiqit për Ibrin, kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare

Sërish alarm për bombë në Rektoratin e UP-së

Nga kush po vijnë alarmet e rreme për mjete shpërthyese?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën