TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

1 Maji po festohet me marshime e protesta në të gjithë botën

by teve1
7 muaj ago
1
A A
1 Maji po festohet me marshime e protesta në të gjithë botën

Në shumë vende të botës sot nisën festimet e 1 Majit me marshime dhe protesta të mëdha, duke u fokusuar në kërkesat për përmirësim të kushteve të punës dhe frikën nga një pasiguri ekonomike globale.

Festa, e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ose Dita e Punës, shënon përpjekjet dhe arritjet e punëtorëve dhe të lëvizjes punëtore.

Mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në tubime e marshime në gjithë SHBA-në, Azinë e Evropën.

Në shumë vende, politikat e Trump u përmendën si burim shqetësimi. Në Shtetet e Bashkuara, organizatorët thanë se mesazhi i tyre këtë vit përqendrohej në luftimin e axhendës së Trump që synon emigrantët, punonjësit federalë dhe iniciativat e diversitetit.

Në Japoni, kërkesat e pjesëmarrësve ishin të gjera dhe përfshinin paga më të larta, barazi gjinore, kujdes shëndetësor, ulje të shpenzimeve ushtarake dhe ndihmë në rast katastrofe për viktimat e tërmetit. Ata gjithashtu kërkuan një armëpushim në Gaza dhe fundin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në Manila, mijëra punëtorë filipinas marshuan pranë pallatit presidencial, ku policia bllokoi hyrjen me barrikada. Protestuesit kërkuan paga më të larta dhe mbrojtje më të fortë për vendet e punës dhe bizneset lokale.

Në Indonezi, rreth 200,000 punëtorë pritej të merrnin pjesë në marshimet e 1 Majit në të gjithë ekonominë më të madhe të Azisë Juglindore, sipas Said Iqbal, president i Konfederatës së Sindikatave Indoneziane. Ata po kërkojnë dhënien fund të rregullave të outsourcing-ut, rritjen e pagave dhe mbrojtjen e punëtorëve vendas dhe punëtorëve migrantë jashtë vendit, tha Iqbal.

Los Anxhelosi pritet të presë një nga ngjarjet më të mëdha në botë për 1 Majin këtë vit, dhe një banderolë atje përmblidhte temën e ditës: “Një luftë, një luftë – Punëtorët bashkohen!”

“Po e ngremë luftën kundër miliarderëve dhe politikanëve që po përpiqen të na ndajnë me frikë dhe gënjeshtra. Ne e dimë të vërtetën – një sulm ndaj punëtorëve emigrantë është një sulm ndaj të gjithë punëtorëve”, tha në një deklaratë April Verrett, presidente e Unionit Ndërkombëtar të Punonjësve të Shërbimeve, i cili përfaqëson 2 milionë punëtorë.

Edhe në Kosovë pritet të mbahen protesta ku motoja kryesore do të jetë “kundër padrejtësive ekonomike e shoqërore”. Pjesë e kërkesave do të jetë edhe kërkimi i një kostoje më të ulët të energjisë dhe paga më të dinjitetshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Suedia dhuron 1.2 miliardë dollarë ndihmë për ushtrinë ukrainase

Vendet nordike dhe baltike njoftojnë paketë ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

BE-ja i kërkon Ukrainës të forcojë luftën kundër korrupsionit pas skandalit energjetik

BE-ja i kërkon Ukrainës të forcojë luftën kundër korrupsionit pas skandalit energjetik

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

“InfoNata” 13.11.2025

“InfoNata” 13.11.2025

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën