TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dështon për herë të nëntë konstituimi i Kuvendit

by TËVË 1
1 vit ago
3 0
A A

 Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e nëntë

Ka dështuar për herë të nëntë përfundimi i seancës konstituve.

Kryesuesi i seancës, deputeti i LVV-së Avni Dehari, ka propozuar që këtë herë votimi për kryeparlamentarin të bëhet i fshehtë.

Kjo është kundërshtuar nga të gjitha grupet parlamentare, përveç LVV-së.

Seanca e radhës do të mbahet të shtunën nga ora 10:00.

1 Përmbledhje e seancës 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të enjten, në përpjekjen e nëntë, pasi nuk kaloi propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

Ndryshe nga herët e kaluara, nuk u propozua kandidati për kryetar të Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Procesi ka ngecur pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit.

2 Deputetët deklarohen pas dështimit të nëntë për konstituim 

Krasniqi: Kurti po e konsideron më të rëndësishme Haxhiun sesa Kuvendin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se propozimi i VV-së për votim të fshehtë për kryeparlamentar është e paligjshme dhe jokushtetuese.

Sipas Krasniqit, i cili foli pas dështimit tjetër të seancës konstituive, është e turpshme dhe fyese ajo çka ndodhi sot në Kuvend.

“VV-ja bëri shkelje të hapur kushtetuese. Në kohën kur ka filluar votimi dhe ka dështuar disa herë, është e paligjshme dhe jokushtetuese propozimi për votim të fshehtë. Po më vjen keq në çfarë situate po e vendosin Avni Deharin, po e keqpërdorin. Më arbitrare është se VV-ja po e konsideron më të rëndësishme Albulena Haxhiun sesa Kuvendin e qeverinë. Është e turpshme, fyese. Duke mos i pasur numrat për kryeministër, Kurti ka vendosur ta vazhdojë talljen edhe me deputeten Haxhiu. Kur ka dy kandidatë ka kuptim votimi i fshehtë”, ka thënë ai.

”

“Kosova po mbahet peng i emrit të Albulena Haxhiut”

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Kosova po mbahet peng për emrin e Albulena Haxhiut.

“Nuk ka ndodh ndonjëherë një gjë e tillë (kërkesa për votim të fshehtë) apo një tendencë me bo një cirk në Kuvend. VV-ja është dashur t’i sigurojë 61 vota dhe jo të kalojë në seanca të tilla që nuk janë në rregull. Kosova po mbahet peng për një kandidat. Janë lidh me një emër”, ka thënë ajo.

Bajrami thotë se me votat e LDK-së Haxhiu s’do të bëhet kryetare e Kuvendit

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se me votat e LDK-së, Albulena Haxhiu s’do të bëhet kryetare e Kuvendit as edhe pas një procesi zgjedhor.

Bajrami ka thënë se Kosova është duke shkuar në zgjedhje pasi sipas saj LVV-ja i ka reduktuar gjithë problemet e qytetarëve të vendit në emrin e Albulena Haxhiut.

Abdixhiku: Është interes kombëtar refuzimi i qasjes politike të LVV-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur qëndrimin e tij pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për veprim me “arbitraritet të plotë”, pas propozimit për ndërrimin e formës së votimit për kryeparlamentarin.

“A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë! Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë. Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë!. Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin! Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund!”, ka shkruar Abdixhiku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

​Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrjet nga ajri, shiu ndihmoi jugun

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Bahtiri thotë se VV i ka ftuar të gjithë në takime: PDK po e pret 16 shtatorin

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Xhelal Sveçla publikon njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën