TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Menendez pas takimit me Kurtin: Angazhimi i SHBA-së ndaj Kosovës është më vendimtar se kurrë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Menendez pas takimit me Kurtin: Angazhimi i SHBA-së ndaj Kosovës është më vendimtar se kurrë

Senatori amerikan Bob Menendez, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Senatit të SHBA-së për Marrëdhëniet me Jashtë, është deklaruar për takimin që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Menendez përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kurtit i ka shprehur zotime për angazhimin e SHBA-së në sigurinë e Kosovës dhe rajonit.

“Kisha nderin të prisja kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. I shpreha zotimet e palëkundura për sigurinë e Kosovës dhe shqetësimet e lidhura me veprimet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Angazhimi i SHBA-së ndaj Kosovës dhe rajonit është më vendimtar se kurrë”, ka shkruar ai.

Honored to host Prime Minister of Kosovo @albinkurti in the Capitol. Expressed my steadfast commitment to Kosovo’s security & concerns regarding Russia’s destabilizing actions in the Western Balkans. US engagement with Kosovo & the broader region is more crucial than ever. pic.twitter.com/d7BzBp7qtY

— Senate Foreign Relations Committee (@SFRCdems) May 20, 2022

Ndërkaq, nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë tema kryesore e diskutimit mes kryeministrit Albin Kurti në takimin me senatorin amerikan Bob Menendez ka qenë rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe përkushtimi afatgjatë për siguri dhe paqe i Kosovës.

“Në takim u bisedua për objektivat e përbashkëta, për ta bërë Forcën e Sigurisë së Kosovës forcë moderne, që është e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global. Kryeministri Kurti theksoi solidarizimin e Republikës së Kosovës me popullin e Ukrainës, duke u rreshtuar përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Ai e njoftoi për ofrimin e strehimit dhe kushteve për punë për 20 gazetarë të Ukrainës dhe mundësinë që të strehojmë deri në 5.000 refugjatë”, thuhet në njoftim. /teve1.info/

Njoftimi i plotë:

Përkushtimi afatgjatë për siguri dhe paqe i Republikës së Kosovës, si dhe rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO, ishin temat kryesore në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me senatorin amerikan, Bob Menendez, njëherit Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner i pazëvendësueshëm i Republikës së Kosovës. Në veçanti për ndihmën me trajnime e pajisje për ndërtimin dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Duke i falënderuar për këtë bashkëpunim që vazhdon ende, kryeministri theksoi se Kosova e mirëpret përkrahjen e mëtejme.

Në takim u bisedua për objektivat e përbashkëta, për ta bërë Forcën e Sigurisë së Kosovës forcë moderne, që është e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global. Kryeministri Kurti theksoi solidarizimin e Republikës së Kosovës me popullin e Ukrainës, duke u rreshtuar përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Ai e njoftoi për ofrimin e strehimit dhe kushteve për punë për 20 gazetarë të Ukrainës dhe mundësinë që të strehojmë deri në 5.000 refugjatë.

U diskutua edhe për progresin demokratik e socio-ekonomik në një vit të qeverisjes dhe punën e angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar sundimin e ligjit, për luftimin e kontrabandës, krimit dhe të korrupsionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: FSK-ja dëshmoi profesionalizëm në stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26” në Kroaci

Maqedonci: FSK-ja dëshmoi profesionalizëm në stërvitjen ndërkombëtare “Combat Power 26” në Kroaci

Policia gjobit një kompani në Prizren, kamioni qarkullonte me ngarkesë të pasiguruar

Policia gjobit një kompani në Prizren, kamioni qarkullonte me ngarkesë të pasiguruar

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

PZAP refuzon të gjitha ankesat për rinumërimin e votave, KQZ-së i hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Kosova ekstradon në Gjermani një shtetas gjerman të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

Dy të vdekur nga zjarri që përfshiu qytetin e Selanikut në Greqi

Shtrenjtimi i biletave, VV: LDK e PDK po ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta

Shtrenjtimi i biletave, VV: LDK e PDK po ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta

Trumpi falënderon Emirin e Katarit për Air Force One të ri

Trumpi falënderon Emirin e Katarit për Air Force One të ri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën