TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hidhet aktakuza për zbulim të fshehtësisë zyrtare ndaj Nagip Krasniqit

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Hidhet aktakuza për zbulim të fshehtësisë zyrtare ndaj Nagip Krasniqit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, duke hudhur aktakuzën dhe pushuar procedurën penale për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Kurse, për pikat tjera të aktakuzës janë rikualifikuar veprat penale në një vepër penale në vazhdim “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.

Sipas aktakuzës, Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Ymer Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Isuf Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Përmes aktvendimit të 23 prillit 2025, Themelorja ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtësit të Krasniqit, avokatit Virtyt Ibrahimaga, duke hudhur pikën VI të aktakuzës së Prokurorisë Speciale dhe pushoi procedurën për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Në këtë pikë, Krasniqi akuzohej se ka zbuluar fshehtësi zyrtare lidhur me procedurat e prokurimit të cilat po zhvilloheshin në KEK, duke i ndarë me personin jozyrtar- Dejona Mihalin.

Sipas vendimit, për pikat I deri V të aktakuzës, janë rikualifikuar veprat penale, kurse pjesa tjetër e kundërshtimit të parashtruar nga avokati Ibrahimaga, refuzohet si i pabazuar.

“Rikualifikohen veprat penale për të cilat akuzohet Nagip Krasniqi nga pika I deri V е aktakuzës: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, parashikuar nga nenin 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, në një (1) vepër penale, në vazhdim: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, parashikuar nga neni 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 e lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në vendim.

Andaj, sipas Gjykatës, pasi aktakuza të konisderohet e konfirmuar, shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje penale në raport me Krasniqin do të zhvillohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31, e lidhur me nenin 77 të Kodit Penal.

Ndërsa, është refuzuar si e pabazuar kërkesa për hudhjen e aktakuzës, e paraqitur nga mbrojtësi i të akuzuarit Isuf Zejna, avokati Artan Qerkini./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha: Dokumentimi i krimeve të luftës është akt i kujtesës në shërbim të drejtësisë

Basha: Dokumentimi i krimeve të luftës është akt i kujtesës në shërbim të drejtësisë

Basha takon Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

Basha takon Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

Fitorja e Përparim Ramës u jep hov punimeve në “Xhorxh Bush”

Fitorja e Përparim Ramës u jep hov punimeve në “Xhorxh Bush”

Kompania CETIS që i shtyp fletëvotimet thotë se bëhet fjalë për gabim teknik në Mitrovicë e Gjakovë

LVV e PDK me shifra të ndryshme për votat nga fletëvotimet me numër serik të çrregullt

Basha: Dokumentimi i krimeve të luftës është akt i kujtesës në shërbim të drejtësisë

Basha: Dokumentimi i krimeve të luftës është akt i kujtesës në shërbim të drejtësisë

“Ditari” 12.11.2025

“Ditari” 12.11.2025

“Këndi i Debatit” 12.11.2025

“Këndi i Debatit” 12.11.2025

Bashkimi mposht Reggianan në Prizren

Bashkimi mposht Reggianan në Prizren

Formacioni i Sylvinhos në Andorrë, Hoxha startues

Formacioni i Sylvinhos në Andorrë, Hoxha startues

Basha takon Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

Basha takon Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

Trepça pëson nga Braunschweigu edhe në Gjermani

Trepça pëson nga Braunschweigu edhe në Gjermani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën