TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MPB fton qytetarët e Kosovës të regjistrojnë faktet e gjendjes civile

by teve1
1 vit ago
3
A A
MPB fton qytetarët e Kosovës të regjistrojnë faktet e gjendjes civile

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Kosovës se kanë mbetur edhe pak ditë për të shfrytëzuar të drejtën për aplikim për regjistrimin e fakteve në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës, sipas Vendimit të Ministrit të Punëve të Brendshme me Nr. 0616/2024 të datës 21 nëntor 2024.

Përmes një komunikate MPB-ja i ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën për regjistrim të fakteve sipas vendimit Nr. 0616/2024 të datës 21 nëntor 2024 deri me datë 30 prill 2025 ndërsa pas kësaj date faktet e gjendjes civile sic janë lindja, martesa dhe vdekja që janë regjistruar në strukturat jo-legale serbe nga data 10 qershor 1999 deri në datën 1 shkurt 2025, bëhet e ditur se nuk do të mund të regjistrohen në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës

Të drejtën për parashtrimin e kërkesës për regjistrimin e fakteve sipas këtij vendimi thuhet se kanë të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë regjistruar faktet e gjendjes civile lindjen, martesën dhe vdekjen në strukturat jo-legale serbe, nga data 10 qershor 1999 deri në datën 1 shkurt 2025.

“Njoftojmë qytetarët se për faktet, përkatësisht lindjet dhe vdekjet që kanë ndodhur pas datës 1 shkurt 2025 në territorin e Republikës së Kosovës, qoftë jashtë institucioneve shëndetësore dhe atyre për të cilat nuk mund të ofrohet si dëshmi ndonjë certifikatë apo dokument, të parashtrojnë kërkesë për regjistrim të mëvonshëm përmes deklarimit, pranë Zyrave të Gjendjes Civile në komunat e tyre përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit trajtimi i kërkesave, kriteret dhe procedura do të zhvillohet në pajtim me legjislacionin e gjendjes civile.

“Qytetarët mund të marrin informatat në Zyrën e Gjendjes Civile ku do të parashtrojnë kërkesën, lidhur me dokumentet që duhet të dorëzojnë dhe kriteret që duhet ti plotësojnë”, theksohet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se deri tani vendimi është duke u zbatuar me suksese të plotë për të gjitha kategoritë që rregullohen prej tij dhe se gjatë periudhës 1 shkurt deri me 25 prill  janë realizuar gjithsej 4330 regjistrime, përfshirë: 2159 lindje, 1108 martesa dhe 1063 vdekje.

“Duke pasur parasysh suksesin e arritur deri tani, Ministria e Punëve të Brendshme, po vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar zbatimin e plotë të Vendimit, si dhe për të përmirësuar shërbimet, me qëllim që të ofrojë më shumë mundësi dhe mbështetje për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Xhelal Sveçla ia ndalon përgjithmonë hyrjen në Kosovë drejtuesit të “Telekom Srbija”

Spitali i Gjakovës jep detaje nga aksidenti në Korenicë: 5 pacientë në trajtim, 4 lirohen në shtëpi

Spitali i Gjakovës jep detaje nga aksidenti në Korenicë: 5 pacientë në trajtim, 4 lirohen në shtëpi

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Mitrovica luan me Ferencvaroshin, kërkon vendin në “Europa Cup”

Mitrovica luan me Ferencvaroshin, kërkon vendin në “Europa Cup”

City refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Rodrin

City refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Rodrin

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Xhelal Sveçla ia ndalon përgjithmonë hyrjen në Kosovë drejtuesit të “Telekom Srbija”

Spitali i Gjakovës jep detaje nga aksidenti në Korenicë: 5 pacientë në trajtim, 4 lirohen në shtëpi

Spitali i Gjakovës jep detaje nga aksidenti në Korenicë: 5 pacientë në trajtim, 4 lirohen në shtëpi

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

​Mali i Zi dënon shqiptaren e re pse valëviti flamurin “Autochthonous”, reagon nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj

​Mali i Zi dënon shqiptaren e re pse valëviti flamurin “Autochthonous”, reagon nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën