TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OKB: SHBA bashkëpunëtore në “vrasjen dhe urinë” e civilëve në Gaza

by teve1
11 muaj ago
0
A A
OKB: SHBA bashkëpunëtore në “vrasjen dhe urinë” e civilëve në Gaza

Foto: Anadoly

Michael Fakhri, raportuesi special i OKB-së për të drejtën e ushqimit, thotë se “Shtetet e Bashkuara janë bashkëpunëtore në “vrasjen e civilëve” në Gaza, ku aleati i saj kryesor në Lindjen e Mesme, Izraeli, po kryen një “fushatë urie” të deklaruar publikisht.

“Le të shohim se kush kontrollon kufijtë. Kush kontrollon fluksin e mallrave dhe ndihmave humanitare. Kush kontrollon gjithçka që hyn dhe del nga Gaza. Është Izraeli,” tha Fakhri, për Al Jazeera.

Kurse në një deklaratë të premten, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) konfirmoi se kishte “dorëzuar rezervat e fundit të mbetura ushqimore” në Gaza në kuzhinat lokale, të cilat parashikon se do të mbarojnë plotësisht ushqimin “në ditët e ardhshme”.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka bllokuar plotësisht të gjitha furnizimet me ndihma, përfshirë ushqimin, ilaçet dhe karburantin nga hyrja në Gaza, duke kundërshtuar një urdhër të Gjykatës Botërore të vitit 2024 për të lehtësuar hyrjen e ndihmës humanitare.

Në ndërkohë, Mahmoud Basal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile Palestineze në Gaza, tha se mungesa e pajisjeve të shpëtimit i ka penguar punonjësit e urgjencës të arrijnë më shumë se 30 persona që besohet se janë nën rrënojat e një shtëpie të bombarduar nga Izraeli para agimit.

Katër persona u vranë në atë sulm në shtëpinë e familjes Khour në lagjen Sabra të qytetit të Gazës dhe pesë u plagosën, tha Basal.

“Ekuipazhet tona nuk mund t’i arrijnë për shkak të mungesës së makinerive të nevojshme,” i tha ai agjencisë së lajmeve AFP.

Kujtojme se, së fundmi avionët izraelitë shkatërruan 40 automjete inxhinierike të mërkurën në Gaza që mbrojtja civile tha se ishin përdorur për heqjen e mbeturinave të rënda në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit dhe për të hequr trupat e të vdekurve nga ndërtesat e shumta të shkatërruara të Rripit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Kryetari i Parlamentit iranian: SHBA-ja po kërkon me diplomaci atë që s’e fitoi në luftë

Kryetari i Parlamentit iranian: SHBA-ja po kërkon me diplomaci atë që s’e fitoi në luftë

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Çmimet në rritje, qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme

Çmimet në rritje, qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Tahiri: Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën prapa, s’e ka kryer asnjë punë

Tahiri për ekspozitën për masakrat: Ky pushtet po prodhon skandal pas skandali

Kryetari i Parlamentit iranian: SHBA-ja po kërkon me diplomaci atë që s’e fitoi në luftë

Kryetari i Parlamentit iranian: SHBA-ja po kërkon me diplomaci atë që s’e fitoi në luftë

“Ta justifikosh Serbinë, për neve nuk ka vrasje tjetër” – kërkohet përgjegjësi institucionale për ekspozitën

Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kërkojnë falje publike: Qëllimi ishte të nderohen viktimat

UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën