TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dështimi i seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, Rama: Opozita po e bllokon planin zhvillimor komunal

by Tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Dështimi i seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, Rama: Opozita po e bllokon planin zhvillimor komunal

Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit. Në këtë seancë, pikë e rendit të ditës ka qenë propozim-vendimi për lënie në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033. Të gjithë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në këtë seancë, raporton KosovaPress.

Kryesuesi i mbledhjes, Ajet Brajshori tha se në sallë janë prezent vetëm 21 anëtarë.

“Sipas shërbimit të kuvendit nuk kemi kuorum për ta mbajtur mbledhjen në mungesë të të gjithë asamblistëve të LVV-së dhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Andaj nuk mundemi të procedojmë më tutje, konstatoj të mbyllur mbledhjen e jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

Pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama tha se dokumenti është përgatitur para një viti e gjysmë dhe nuk po tentohet të kalohet në fund të mandatit.

“Kemi bërë thirrje që sot të votojmë, që ta qesim për diskutim publik planin zhvillimor komunal, një dokument i cili është i gatshëm tashmë gati një vit e gjysmë e që bllokohet gjatë gjithë kohës prej opozitës, prej LVV po ashtu edhe prej PDK. Nuk i kishim ata asamblistët këtu, asamblistë të cilët janë të votuar nga qytetarë të kryeqytetit, të të cilët po shoh edhe shumë postime që thirren në jo transparencë. Është e kundërta prej asaj që po kërkojmë që një vit e gjysmë. Një dokument në të cilën kanë punuar drejtoritë, institucionet, kanë punuar qytetarë të ndryshëm”, deklaroi Rama.

Ai tha se qëllimi është që në këtë dokument të përfshihen propozime dhe sugjerime të reja.

“Ky dokument është me rëndësi të madhe për kryeqytetin në shumë sfera, në aspektin e edukimit, si zhvillohet edukimi mësimi në kryeqytet, në aspektin e shëndetit, si shërbehen qytetarët e kryeqytetit, në aspektin e zhvillimit rural. Ku i kemi investimet më të mëdha në kryeqytet, si unaza e qytetit, tash edhe fshati olimpik i cili është më se i nevojshëm për Lojërat Mesdhetare”, shtoi ai.

Gjatë deklarimit të Ramës para mediave, ai është përplasur edhe me ish-nënkryetarin e Prishtinës, Dardan Sejdiu.

Sejdiu: Sa lagje i keni vizituar. Sa lagje e kanë parë planin. Nuk po rrej po pyes.

Rama: Ne vizitojmë lagje tërë kohën, kemi vizituar të gjitha lagjet…Ja që njerëz si ti që japin dezinformata, njerëz si ti që i rrejnë të gjithë qytetarët e kryeqytetit. Të gjitha lagjet i kemi vizituar.

Sejdiu: Ja nise a, ja nise me akuza a?”, kanë thënë ata.

Njohësi i temave të banimit dhe ndërtimit, Driton Tafallari tha se “është jo e moralshme që në fund të mandatit të tentohet të miratohet ky plan”.

“Plani zhvillimor komunal është dokumenti i dytë më i rëndësishëm i Kosovës, pas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. E ka për qëllim rregullimin e jetesës së të gjithë qytetarëve në qytet. E para, është jo e moralshme që në fund të mandatit të tentohet të miratohet një plan kaq i rëndësishëm. Sa i përket transparencës, këta po thonë që po japin një afat 30 ditor për konsultime publike, mirëpo kjo nuk është moralisht korrekte sepse 30 ditë nuk janë të mjaftueshme që të analizohet një dokument i cili po thuhet që është draft final”, shtoi ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se do të caktohet seancë për javën e ardhshme. Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Prishtinë e ka bojkotuar këtë seancë, ndërkohë që më parë ka thënë se “ky është tentimi i radhës për ta kontrabanduar dokumentin kryesor komunal mbi zhvillimin e qytetit, për të cilin ministria e Mjedisit ka konstatuar qartë shkelje të shumta procedurale dhe ligjore”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

“Njerëz të çmendur” – Pacolli reagon ndaj pretendimeve se ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt

Kush e shpërndanë Kuvendin, kushtetuta apo presidenti?

Sllovakia kalon herët në avantazh

Sllovakia kalon herët në avantazh

Ylli triumfon në Ligën Unike

Ylli triumfon në Ligën Unike

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Vrasja e Liridona Ademajt, Murseli e Plava japin versione të ndryshme për ngjarjen

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

“Njerëz të çmendur” – Pacolli reagon ndaj pretendimeve se ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt

Kush e shpërndanë Kuvendin, kushtetuta apo presidenti?

“Ky është gjenocid” – turisti italian habitet kur i sheh masakrat serbe në Kosovë

“Ky është gjenocid” – turisti italian habitet kur i sheh masakrat serbe në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën