TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Liderët botërorë shprehin ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut

by teve1
11 muaj ago
0
A A
Liderët botërorë shprehin ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut

Liderët botërorë kanë shprehur të hënën ngushëllimet e tyre me rastin e vdekjes së Papa Franceskut, të hënën.

Presidenti i Argjentinës, vendlindja e Françeskut, ka shprehur ngushëllime dhe ka theksuar rolin e tij për promovimin e dialogut  ndërfetar.

Ai e ka quajtur Argjentinën si “tokën e Papa Françeskut”.

Ngushëllime ka dërguar edhe udhëheqësja e Bashkimit Evropian e cila kujtoi Françeskun si frymëzim për të gjithë botën.

“Sot, bota mban zi për vdekjen e Papa Françeskut”, shkroi von der Leyen, në X.

Edhe presidenti Macron ndau ngushëllimet e tij në një postim në X.

“Nga Buenos Aires në Romë, Papa Françesku donte që Kisha t’u sillte gëzim dhe shpresë më të varfërve. Që ajo të bashkonte njerëzit mes tyre dhe me natyrën. Le të zgjasë përgjithmonë kjo shpresë.

Ngushëllime kanë shprehur edhe liderë të tjerë evropian duke e  cilësuar Françeskun si “njeri i popullit.”

Në një letër ngushëllimi, presidenti rus, Vladimir Putin vuri në dukje ndikimin ndërkombëtar të Papës si një “mbrojtës i vazhdueshëm i vlerave të larta të humanizmit dhe drejtësisë”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy thotë se vendi i tij është i pikëlluar së bashku me katolikët dhe të gjithë të krishterët që kërkuan nga Françesku mbështetje shpirtërore.

Edhe Mbreti Charles III lavdëroi Papën e ndjerë për punën e tij në mbrojtjen e planetit, duke thënë se ai kishte prekur thellësisht jetën e shumë njerëzve.

“Përmes punës dhe kujdesit të tij për njerëzit dhe planetin, ai preku thellësisht jetën e kaq shumë njerëzve,” tha Charles. “Mbretëresha dhe unë kujtojmë me dashuri të veçantë takimet tona me Shenjtërinë e Tij gjatë viteve dhe ne u prekëm shumë që patëm mundësi ta vizitonim atë në fillim të muajit.”

Nënkryetari i SHBA JD Vance, i cili kishte takuar Papa Françeskun të dielën e Pashkëve, tha se “zemra e tij është me miliona të krishterë në mbarë botën që e donin atë”.

Kurse, lideri pakistanez,  vdekjen e Françeskut e ka quajtur humbje për komunitetin global dhe e ka cilësuar atë si pionier të harmonisë ndërfetare.

Një peshkop në Abu Dhabi, duke përkujtuar me mirënjohje vizitën e fundit të Papës në Emiratet e Bashkuara më 2019, ju kërkoi të gjitha famullive atje të planifikonin një meshë për Françeskun.

Ndërkohë, Vatikani po bën përgatitjet  për ritualet e para pas vdekjes së Françeskut, ka raportuar AP.

Trupi i papës pritet të transferohet brenda ditës në kapelën e hotelit, Domus Santa Marta ku ai jetonte, në mënyrë që zyrtarët e Vatikanit të bëjnë nderimet e fundit.

Aty shefi i shërbimit shëndetësor të Vatikanit ekzaminon trupin, konstaton shkakun e vdekjes dhe shkruan një raport që pritet të hënën vonë.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Katz zbulon planin Izraelit: Kontroll ushtarak në jug të Libanit edhe pas luftës

21-vjeçari palestinez vdes në burg izraelit mes akuzave për torturë sistematike

Legjislacioni izraelit për dënimin me vdekje për palestinezët dënohet ndërkombëtarisht

Sondazhi i AP: Shumica e amerikanëve e shohin veprimin ushtarak të SHBA-së në Iran si të tepruar

Irani deklaron se 249 gra dhe 216 fëmijë janë vrarë nga sulmet amerikano-izraelite që nga fillimi i luftës

Kremlini: Bisedimet për planin amerikan të paqes për Ukrainën po zhvillohen në mënyrë konstruktive

Hezbollahu vret tre ushtarë izraelitë, ndërkohë që Izraeli vazhdon me sulmet ajrore në Liban

Ambasadorja e Izraelit mbështet Kosovën para ndeshjes me Turqinë

Ambasadorja e Izraelit mbështet Kosovën para ndeshjes me Turqinë

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Katz zbulon planin Izraelit: Kontroll ushtarak në jug të Libanit edhe pas luftës

Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

​Ndeshja historike Kosovë–Turqi, katërshja e UÇK-së e ndjek nga Haga

21-vjeçari palestinez vdes në burg izraelit mes akuzave për torturë sistematike

Legjislacioni izraelit për dënimin me vdekje për palestinezët dënohet ndërkombëtarisht

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

KEDS njofton për reduktime të energjisë më 2 dhe 3 prill në disa qytete të Kosovës

BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

Emisioni “Ditari” 31.03.2026

Emisioni “Ditari” 31.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën