TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zbulohen faktet pse FIFA e dënoi Shqipërinë me mbylljen e 20% të stadiumit “Arena Kombëtare”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Zbulohen faktet pse FIFA e dënoi Shqipërinë me mbylljen e 20% të stadiumit “Arena Kombëtare”

Pak ditë më parë, nga FIFA në zyrat e FSHF-së mbërriti një vendim për të “mbyllur” 20 % të stadiumit në ndeshjen e ardhshme të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë, në kualifikueset e Botërorit.

Kjo për shkak se gjatë ndeshjes Shqipëri-Andorrë, ka pasur thirrje diskriminuese nga tifozët kuqezi. Një lajm që nuk u prit mirë në opinionin sportiv dhe pati reagim të fortë nga grupimet e tifozëve. “Panorama Sport”, me burimet e saj në FIFA, ka zbuluar dokumentin që tregon me detaje procedimin disiplinor që ka bërë delegati, në ndeshjen me Andorrën.

Aty faktohet se thirrjet diskriminuese kanë lindur nga sektori N103, (bllok ku ishin vendosur grupimet Tifozat Kuq e Zi dhe Iliryan Elite). Në shënimet që ka mbajtur në dosje delegati, tregohet fare mirë sektori, minuta dhe thirrjet e regjistruara me video në gjuhën shqipe, të cilat janë përkthyer në atë angleze, sa kanë zgjatur ato dhe sa herë janë përsëritur. Nga tifozët shqiptarë ka pasur thirrje: “Vriti, vriti serbët” dhe po ashtu: “Vrite, shkatërroje, Serbinë masakroje”. Këngë të cilat janë kënduar në minutën e tretë të takimit dhe kanë shkelur Kodin Disiplinor të FIFA-s, në lidhje me nxitjen e urrejtjes etnike dhe diskriminimin.
Më datën 2 prill, FSHF-ja është informuar për diçka të tillë dhe pas disa ditëve ka ardhur dhe vendimi për “mbylljen” e 20 % të stadiumit për ndeshjen e ardhshme.

INCIDENTI

1- Në shkresën e hapjes së procedimit disiplinor nga Komisioni i Disiplinës në FIFA, sqarohet shumë qartë me detaje se pse është marrë ai vendim ndaj FSHF-së. Është faktuar nga delegati i ndeshjes me Andorrën në “Arenën Kombëtare”, që në fillimin e takimit nga tifozë shqiptarë, ku jepet edhe sektori përkatës apo edhe minuta e incidentit, se nga kanë ardhur ato thirrje diskriminuese. “Incidenti ka nisur në anën veriore të stadiumit, përkatësisht në sektorin N 103, nga tifozët shqiptarë, në orën 20:48, minuta e tretë e ndeshjes. Tifozët shqiptarë kanë kënduar këngë ksenofobike. Një grup prej afërsisht 50 tifozësh të pozicionuar në anën veriore, blloku N103 këndonin: ‘Vriti, vriti, vriti serbët’. Kënga ka zgjatur rreth 15-20 sekonda. Kënga ‘Vriti, vriti, vriti serbët ka nxitur urrejtjen ndëretnike dhe dhunë ndaj etnisë serbe. Nuk pati asnjë reagim nga lojtarët ose zyrtarët e ndeshjes (përfshirë arbitrat) ose tifozët. Ky incident nuk u përsërit”, është shkruar në procedimin disiplinor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu nesër udhëton për vizitë zyrtare në Bruksel

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

Shpërthim në Jerusalem, një i vrarë

Sveçla për operacionin ku u arrestua ish-ministri Haraqija: Do t’i mbështesim veprimet kundër grupeve kriminale

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën