TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Gjermania vazhdon të jetë nga aleatët më të rëndësishëm

by tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Kurti: Gjermania vazhdon të jetë nga aleatët më të rëndësishëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Gjermani vazhdon të jetë një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës.

Ai kështu është shprehur  në pritjen e organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e emërimit të drejtorit të ri ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Besnik Vasolli.

“Kryeministri shprehu urimet ndaj z. Vasolli për detyrën e re, si dhe shprehu se “Gjermania ka qenë në veçanti, dhe vazhdon të jetë një nga partnerët, aleatët dhe miqtë tanë më të rëndësishëm. Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht se si është rritur bashkëpunimi ynë – nga ndërtimi i paqes dhe zhvillimi demokratik e deri tek formësimi i tanishëm i progresit ekonomik së bashku”, ka thënë Kurti thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Ai shtoi se Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, si platformë për biznes, shërben si urë lidhëse ndërmjet vendeve dhe kompanive tona, gjersa uroi z. Vasolli që nën udhëheqjen e tij të vazhdojë mbështetja për ndërmarrjet gjermane dhe ato kosovare, duke u ofruar atyre qasje në mundësitë në të dy tregjet, veçanërisht për të rinjtë e Kosovës.

“Me mbi gjysmë milion të rinj nga mosha 15 deri në 30 vjeç, Kosova është plot energji, kreativitet dhe potencial. Ky potencial rritet më së miri në një ekosistem të shëndetshëm: me institucione të forta, drejtësi dhe partneritete që janë ndërtuar mbi besimin reciprok dhe qëllimet e përbashkëta. Njëjtë si partneriteti ynë”, u shpreh Kurti.

Sipas komunikatës, kryeministri  në detyrë përmendi se Kosova është e para në rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor sipas Bankës Botërore, e para në përmirësimet në sundim të ligjit në rajon dhe e dyta në nivel global sipas Ëorld Justice Project, e dyta në Evropë dhe e treta globalisht për liritë civile sipas Freedom House dhe e para sa i përket demokracisë elektorale në Ballkanin Perëndimor sipas Institutit V-Dem.

“Z. Vasolli, roli juaj do të jetë kyç në sjelljen e bizneseve më pranë njëra-tjetrës, duke i ndihmuar ata të lundrojnë në të dy tregjet dhe duke treguar se Kosova është një vend ku idetë e mira dhe njerëzit e mirë bashkohen në një mjedis miqësor për investitorët”, përfundoi Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Opozita e ka më të vështirë se më 2021 ta bllokojë zgjedhjen e presidentit

Smajljaj: Opozita e ka më të vështirë se më 2021 ta bllokojë zgjedhjen e presidentit

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Krijohet formulari për heqje dorë vullnetarisht nga shtesat prej 100 euro

Ekzekutohet pagesa e shtesës për fëmijët dhe pensionistët

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente

Smajljaj: Opozita e ka më të vështirë se më 2021 ta bllokojë zgjedhjen e presidentit

Smajljaj: Opozita e ka më të vështirë se më 2021 ta bllokojë zgjedhjen e presidentit

Erdogan thotë se do të monitorojnë shpërbërjen e PKK-së

Erdogan: Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten

Universitetet zvicerane rrisin tarifat e shkollimit

Universitetet zvicerane rrisin tarifat e shkollimit

“Ditari” 29.12.2025

“Ditari” 29.12.2025

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Trump do t’i ofrojë Putinit çasje në mineralet e Ukrainës në këmbim të paqes, thotë raporti

Putin informon Trumpin për sulmin me dron, Kremlini rishikon bisedimet për paqe

Asllani flet për formën e mirë

Shtohet interesimi për Asllanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën