TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Nëna vdiq pa e ditur fatin e fëmijës së saj”- përkujtohen të zhdukurit gjatë luftës në Ferizaj

Në Ferizaj u bënë homazhe për nder të 15 qytetarëve të zhdukur, të cilët edhe pas 26 vitesh janë të pagjetur. E familjarët thonë se shpresat që do bëhet diçka për zbardhjen e fatit të tyre janë zbehur.

by tëvë1
7 muaj ago
0 0
A A

Ka 26 vite që ende nuk di asgjë për fatin e motrës së saj.

Kjo pasi, Emine Shabani-Muhaxheri ishte zhdukur më 16 prill të 1999-ës gjatë luftës në Kosovë.

E lajmin për Eminen, Lule Shabani Rexhepi, nuk mundet ta pranojë as tani.

“U bënë 26 vjet, sot nuk kemi kurrfarë lajmi, asnjë shenjë prej saj. Diçka nuk mund të arrij në konkluzion që është e vdekur, mirëpo edhe e gjallë, 26 vjet shumë janë”, shprehet ajo.

Dhimbjen që ka, mundohet ta zbut me kujtimet më të mira për të.

“Po si motra me motrën, çka me thënë, raportet ishin më të mirat. Ajo ka qenë më e madhja prej familjes tonë, ka qenë shumë, shumë burrnore, por çka me bo, fati paska dashur kështu. Nënës tonë i mbetën sytë të qelë pa e ditur fatin e fëmijës së vet, që se diti kurrë ku është”, shprehet Lule Rexhepi.

E shpresa për gjetjen e trupit të motrës ka edhe sot e kësaj dite.

“Pak janë duke punuar, çdo qeveri që ka ardhur ka bërë pak ose asgjë për ta. Mirëpo, shpresa vdes e fundit, kjo është fjalë ngushëllimi edhe për ne”, thotë ajo.

Të njëjtin mall ka edhe Arbenita Muhaxheri, pasi nëna e saj është në mesin e 15 personave të zhdukur në Ferizaj.

“Kur e kam përshëndetur atë ditë dhe kur më tha të kujdesem për vëllezërit. Ka dalë për disa blerje në qytet dhe është kidnapuar. Normalisht, familja ime në Ferizaj njihet për kontributin që e ka dhënë në luftë, dhe ne ishim në shënjestër të tyre, dhe ajo pati fatin ta pësojë”, thotë ajo.

Ajo tani thotë se shpresë se do ta gjejë nënën e saj nuk ka më.

“Shumë është e dhimbshme që edhe pas 26 vjetësh nuk dihet ku prehet trupi i saj dhe i shumë të tjerëve. Normalisht, ne nuk jemi të qetë dhe nuk do të ndalemi deri sa të arrijmë në gjetjen e tyre. Deri në një kohë kam pasur shpresë që do të bëjnë diçka edhe institucionet, por tashmë i kemi humbur gjithë shpresën”, shprehet Rexhepi.

Në nderim të 15 të zhdukurve në Ferizaj, të mërkurën u mbajtën homazhe te Obelisku në këtë komunë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: PDK e LDK gati i kanë bashkuar zyrat, Limajn e kanë bërë zëdhënës

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Bajrami: Dy liderët kryesorë të opozitës janë studentë të Kurtit, e imitojnë në studio televizive

Fitore historike e Dritës në Ligën e Konferencës, goli i Ajzerajt mposht Shelbournen

Fitore historike e Dritës në Ligën e Konferencës, goli i Ajzerajt mposht Shelbournen

Kurti: Çeku, kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë

“InfoNata” 06.11.2025

“InfoNata” 06.11.2025

Lladrovci kërkon shpërndarjen e Kuvendit Komunal

“E di kush i ka thënë kujt kriminel” – Lladrovci reagon pas takimit me Haxhiun

Imeri: Konjufca nuk do të jetë kryeministër i Kosovës

Imeri: Konjufca nuk do të jetë kryeministër i Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën