TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ibishi: Në Pejë ka pasur raste ku mësimi është zhvilluar vetëm me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ibishi: Në Pejë ka pasur raste ku mësimi është zhvilluar vetëm me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

E për të folur për këtë çështje në Info Nata ka qenë i ftuar Senad Ibishi, zyrtar nga OJQ “Zëri i Romëve Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”.

Ibishi ka ftuar të gjitha institucionet e rendit që të zbardhin këtë rast, duke shpresuar që mos të përseriten asnjëherë raste të tilla.

“Unë ftoj të gjitha organet institucionet e rendit të zbardhin, të shkojnë deri në fund me këtë rast dhe personalisht uroj dhe shpresoj që në ditët në vijim, në vitet e tjera të punës sonë dhe në shoqërinë tonë të mos përseriten raste të tilla”, tha Ibishi.

Tutje Ibishi theksoi se ky nuk është rasti i parë dhe i fundit që ka ndodhur në Kosovë, shkruan teve1.info

Në Info Nata, Ibishi tha se vite më herët në Komunën e Pejës ka pasur raste ku në një klasë, është zhvilluar mësimi vetëm me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, e sipas tij kjo ngjarje të tmerron.

“Kur flasim për komunën e Pejës, vite më parë ku edhe veprimet të Organizatave të Shoqërisë Civile, ku gati një klasë ishte me përmbajtje të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, vetëm ideja të mendosh se si do mund ta kenin zhvillimin profesional akademik këta fëmijë të tmerron, e lere më në aspektin social.

Ai në Info Nata tha se diskriminimi i komuniteteve në Kosovë është një realitet.

“Këta fëmijë nuk do duhej që ta përjetonin këtë fraksion emocional të ndarjes dhe përjashtimit, po në të njëjtën kohë është një realitet që për fat të keq këto komunitete në Kosovë në suaza ditore kalojnë përjashtimin social, diskriminimin”, deklaroi ai.

“Cila do arsye që ishte që ata fmi të shkonin aty nuk do duhet të pozicionoheshin dhe të përjashtoheshin në atë formë, segriguese që një pjesë shumicë e fëmijëve që ishin në një lokacion tjetër, ndërsa pse vetëm fëmijët e komuniteve rom, ashkali dhe egjiptian të jenë të distancuar prej të gjithë atij manifestimi dhe gjithë asaj feste”, u shpreh Ibishi.

Më tej, Ibishi tha se për të tërhjekur vëmendjen e institucioneve, sipas tij duhet të ftohen drejtorit komunale të arsimit në nivel lokal për të parë këtë rast.

“Ajo se çka kisha dasht me tërhjek vëmendjen te instuticionet tona, do duhej t’i ftonim drejtorit komunale të arsimit në nivel lokal të shohim për së afërmi, për arsye që ky është një rast i cili ka dal në media, e që mund të kemi eventualisht raste të izoluara të tjera në shkolla tona”, tha ai.

Sipas tij, Ministria e Arsimit do duhet të bëjë më shumë për fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Ibishi në Info Nata, ka folur edhe për periudhën gjatë pandemisë, ku nxënësit e komuniteteve nuk kanë pasur mundësi që të mësojnë online, për shkak të mungesës së paisjeve teknologjike.

“Kur flasim për pandeminë janë statistika të tmerrshme të fëmijëve të cilët nuk kanë vijuar mësimin, e këto kushte, këto statistika vijnë si pasojë e aspektit socioekonomik të këtyre fëmijëve të cilët për kushte socioekonomike nuk mund t’i ken paisjet e teknologjisë”, përfundoi ai.

I pyetur se si organizatë a kanë kontaktuar me shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë, apo me prindërit e fëmijëve, ai tha se ata nuk kanë kontaktuar as me shkollën e as me prindërit e fëmijëve, por janë duke mbledhur fakte që ky rast të shkojë deri tek organet e rendit.

“Ne si organizatë kemi marrë iniciativë në bashkëpunim me disa rrjete të organizatave tjera, ku bëjmë pjesë ne si organizatë në tri rrjete të ndryshme, jemi duke përgatitur reagime, ku duke mbledhur faktet dhe informacionet të cilat kanë dalë nga ky rast të apelohen dhe të shkojnë deri tek organet e rendit”, përfundoi ai./teve1.info

Tags: Festa e AbetaresSenad Ibishi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet shtetasi i Turqisë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi dy persona

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Një polic goditet për vdekje nga vetura në Vërmicë

Po bënin gara në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, gjobiten shoferët

Vrasja në Ferizaj dyshohet se ndodhi në banesën e të arrestuarve, lëndohet edhe një 24-vjeçare

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Këto janë çmimet e derivateve për sot

U bllokuan në Kanionet e Gjipesë, shpëtohen pas 8 orësh 4 turistët polakë

U bllokuan në Kanionet e Gjipesë, shpëtohen pas 8 orësh 4 turistët polakë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet shtetasi i Turqisë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi dy persona

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Një polic goditet për vdekje nga vetura në Vërmicë

Po bënin gara në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, gjobiten shoferët

Vrasja në Ferizaj dyshohet se ndodhi në banesën e të arrestuarve, lëndohet edhe një 24-vjeçare

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Këto janë çmimet e derivateve për sot

​Botërori sjell tri duele të zjarrta eliminatore

​Botërori sjell tri duele të zjarrta eliminatore

Java fillon me mot të mirë

Sot 38 gradë, thirrje për kujdes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën