TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dobruna thotë se u largua nga konferenca në Shqipëri: Kosova u prezantua me fusnotë të kundërt me atë që përdor BE

by tëvë1
1 vit ago
5
A A
Dobruna thotë se u largua nga konferenca në Shqipëri: Kosova u prezantua me fusnotë të kundërt me atë që përdor BE

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agon Dobruna, ka thënë se është larguar nga Konfernca Rajonale të nivelit të lartë “Avancimi i Reformave në Kujdesin për Fëmijët: Eksplorimi i Kuadrit të Garancisë Evropiane për Fëmijët”, e mbajtur në Tiranë dhe e organizuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, për shkak se aty Kosova është përfaqësuar me fusnotë.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se fusnota e përdorur aty ishte e kundërta me atë e përdor Bashkimi Evropian.

“Javën e kaluar isha i ftuar për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Konferencën Rajonale të nivelit të lartë “Avancimi i Reformave në Kujdesin për Fëmijët: Eksplorimi i Kuadrit të Garancisë Evropiane për Fëmijët”, e mbajtur në Tiranë dhe e organizuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Për shkak të mënyrës së papranueshme të përfaqësimit të Republikës së Kosovës me fusnotën e ‘Rezolutës 1244 të OKB-së’, një fusnote e kundërt me atë që përdor Bashkimi Evropian dhe e cila ne formë të tillë është tërësisht e papranueshme, dhe faktit që edhe pas disa kërkesave deri më sot nuk pati asnjë ndryshim qasjeje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Republikës së Shqipërisë, u detyrova të largohem nga konferenca dhe të mos e nënshkruaj deklaratën e parashikuar aty për nënshkrim nga mbi dhjetë shtete pjesëmarrëse”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se ngjarja kishte për qëllim nënshkrimin e Deklaratës së Angazhimit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjërë, për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe për të avancuar qasjen ndaj kujdesit dhe shërbimeve gjithëpërfshirëse për fëmijët, por mënyra e përfaqësimit të Kosovës sipas tij, ishte zhgënjyese.

“Megjithatë, mënyra si u trajtua përfaqësimi i Kosovës ishte thellësisht zhgënjyese dhe e papranueshme për një shtet sovran, që kontribuon në mënyrë aktive dhe të barabartë në këto procese.Pavarësisht kërkesës sonë të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të korrigjuar këtë paraqitje, ajo u injorua, duke shkelur frymën e bashkëpunimit, respektit dhe barazisë që promovon vetë konferenca.Kosova është një realitet i pamohueshëm ndërkombëtar. Ne jemi të përkushtuar thellësisht për të garantuar të drejtat e fëmijëve tanë, për të ndërtuar sisteme sociale gjithëpërfshirëse dhe për të kontribuar në paqe e stabilitet në rajon. Por kjo nuk mund të bëhet duke na mohuar subjektivitetin shtetëror, përmes një fusnote që bie ndesh me të vërtetën dhe me miqësinë që presim nga shtetet që na qëndrojnë pranë.Përdorimi i fusnotës në këtë kontekst nuk është një çështje procedurale – është një çështje e dinjitetit kombëtar, e respekti”, ka shkruar Dobruna.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm çek në Pragë, diskutohet integrimi evropian i Kosovës

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm çek në Pragë, diskutohet integrimi evropian i Kosovës

DnV: Vendimi për pagesa të njëhershme para zgjedhjeve, keqpërdorim i resurseve publike

DnV: Vendimi për pagesa të njëhershme para zgjedhjeve, keqpërdorim i resurseve publike

Hasani: Drejtësia për masakrën e Dubravës është harruar

Hasani: Drejtësia për masakrën e Dubravës është harruar

Hamza pret në takim ambasadorin francez, flasin për përgatitjet drejt zgjedhjeve të 7 qershorit

Hamza pret në takim ambasadorin francez, flasin për përgatitjet drejt zgjedhjeve të 7 qershorit

Salla ikonike e xhudistëve kampionë, do të shndërrohet në muze

Salla ikonike e xhudistëve kampionë, do të shndërrohet në muze

Arabia Saudite përdor dronë dhe inteligjencë artificiale për të rritur sigurinë gjatë Haxhit 2026

Arabia Saudite përdor dronë dhe inteligjencë artificiale për të rritur sigurinë gjatë Haxhit 2026

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm çek në Pragë, diskutohet integrimi evropian i Kosovës

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm çek në Pragë, diskutohet integrimi evropian i Kosovës

Vitamina D në shtatzëni dhe kujtesa e fëmijëve

Vitamina D në shtatzëni dhe kujtesa e fëmijëve

DnV: Vendimi për pagesa të njëhershme para zgjedhjeve, keqpërdorim i resurseve publike

DnV: Vendimi për pagesa të njëhershme para zgjedhjeve, keqpërdorim i resurseve publike

Hasani: Drejtësia për masakrën e Dubravës është harruar

Hasani: Drejtësia për masakrën e Dubravës është harruar

Samsung dhe Google prezantojnë syze me inteligjencë artificiale

Samsung dhe Google prezantojnë syze me inteligjencë artificiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën