TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-deputeti serb thotë se Vuçiq nuk guxon ta arrestojë Radojçiqin

Ish- deputeti në parlamentin serb nga partia SNS, Dragan Sormaz thotë për Tëvë1 se shefja e BE-së, Kaja Kallas nuk e vizitoi Prishtinën e Beogradin, pasi të dyja vendet nuk kanë ende qeveri.

by Venhar Isufi
9 muaj ago
1 0
A A

Vizitën e parë si përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor e bëri disa ditë më parë.

Shefja e re e BE-së, Kaja Kallas vizitoi Tiranën zyrtare dhe Podgoricën, por jo edhe Kosovën e Serbinë.

Kjo sipas ish-deputetit të SNS-së në parlamentin, Dragan Sormaz ndodhi për shkak se Prishtina dhe Beogradi janë, siç tha ai, pa qeveri.

Ai ka akuza edhe për ish-bashkëpartiakun e tij, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, rreth dialogut, Kosovë – Serbi.

“Mendoj që kjo është një porosi e fortë dhe e qartë të cilën e kanë marr edhe Beogradi edhe Prishtina, nga Kaja Kallas, e cila erdhi në rajon dhe nuk vizitoi as Beogradin as Prishtinën. Është porosi që ai dialog nuk mund të vazhdojë derisa Serbia dhe Kosova të zgjedhin qeverinë. As ju, as Beogradi s’ka qeveri, kush ka legjitimitet? Vuçiqi nuk ka legjitimitet, ata bisedojnë me të, por është e çuditshme nga BE-ja që lejojnë që ai të jetë pjesë e bisedimeve, pasi nuk ka autorizim kushtetues, kjo është punë e qeverisë”, thotë ai.

I pyetur rreth kërkesës së Kosovës, por edhe ndërkombëtarëve, për dorëzimin e Millan Radojiçiq, Sormaz thotë se kjo nuk do të ndodh.

Sipas tij, Vuçiq ka bashkëpunuar me grupin terrorist që kreu sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Ai nuk guxon ta bëjë këtë. E dini se çfarë kam thënë dhe shkruar, dhe kjo është e vërtetë, askush nuk më ka demantuar, as vetë Vuçiqi. Çfarë ka bërë Radojçiqi në Kosovë, e ka bërë me Vuçiqin. Çfarë do të thoshte Radojiçiq në gjykatë në Prishtinë? Sigurisht që tregon me gisht ka Vuçiqi. Ku mbetet Vuçiqi atëherë? Vuçiqi nuk guxon, nuk ka shans ta dërgojë në Kosovë! Nuk ka shanse as ta burgos në Serbi!”, shprehet për Tëvë 1 Sormaz.

Derisa thotë se kërcënim për Kosovën është vetëm presidenti rus, Vladimir Putin.

“Kërcënim më i madh për Kosovën është Putini se Vuçiqi, se mos e dhashtë Zoti, nëse Putini fiton në Ukrainë, të gjithë do të ishim në probleme, e edhe Kosova. Së paku ne, njerëzit me mendim të lirë në Evropë, a Vuçiqi nuk është kërcënim për askënd, është vetëm çështje ditësh, kam shkruar edhe tekste që janë botuar edhe te ju në Kosovë që viti 2025 është viti i fundit i pushtetit për Vuçiqin”, thotë ish- deputeti i SNS-së.

Më 29 nëntor të vitit 2024, në Varage të Zubin Potokut u sulmua infrastruktura kritike në kanalin kryesor të Iber-Lepencit, për çka u arrestuan dy vëllezër të cilët ende janë në masën e paraburgimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Murati: Formimi rekord i institucioneve bëhet vetëm nëse përsëritet rezultati i vitit 2021

Murati: Formimi rekord i institucioneve bëhet vetëm nëse përsëritet rezultati i vitit 2021

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Jashari: E turpshme që disa politikanë i krahasojnë veprimet e Qeverisë në veri me ato të Millosheviqit

Murati fton Hamzën në debat: Nuk ka vota për t’u përballur me Kurtin

Murati fton Hamzën në debat: Nuk ka vota për t’u përballur me Kurtin

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një xhami në Ferizaj

Emisioni “Info Nata” 24.12.2025

Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen festive të sekretarit Rubio

Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen festive të sekretarit Rubio

Murati: Kemi ndërhyrë për të minimizuar rritjen e çmimit të energjisë në bursën ndërkombëtare

Murati: Kemi ndërhyrë për të minimizuar rritjen e çmimit të energjisë në bursën ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën