TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti “pa zë” për formimin e qeverisë së re

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka treguar se me çfarë votash do ta formojë qeverinë pas refuzimit të LDK-së për koalicion.  Kreut të Vetëvendosjes pyetja e njëjtë iu bë plotë pesë herë, por në asnjërin rast nuk pati përgjigje.

by Fetije Kamberi
1 vit ago
1
A A
Kurti “pa zë” për formimin e qeverisë së re

Në orën 06:45 të mëngjesit të së mërkurës, u vendos vetura e parë para shtëpisë së kryeministrit, në detyrë, Albin Kurti.

Si kjo, për 15 minutat e ardhshme erdhën edhe dy të tjera në Lagjen Taslixhe në kryeqytet.

Ekipin e mbrojtjes së afërt nuk i la të priste i pari i ekzekutivit.

Por gatishmëri të njëjtë veprimi nuk pati kur u pyet nga Tëvë1 për formimin e qeverisë.

Ky refuzim, nuk ishte i fundit për të mërkurën.

Pasi njësoj, kryeministri veproi edhe në Koshare të Gjakovës.

As këtu, nuk foli para gazetarëve se a do të ftoj në takim Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës pasi LDK ia refuzoi ftesën për takim konsultativ.

I heshtur shefi i qeverisë ishte edhe në Kaçanik.

Në tri vende të kësaj komune, pati tentativa për të marrë një qëndrim prej kryeministrit se si do ia bëj për formimin e qeverisë.

Por, në asnjërin rast nuk foli.

Porse, ajo që mori vëmendje ishte prezenca e Kosovare Murselit, deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës pranë Kurtit gjatë homazhe për dëshmorët e Kaçanikut.

Televizioni tentoi të marrë një qëndrim nga deputetja në fjalë por kjo qe e pamundur gjatë ditës.

Ndërsa, profesori universitar Dorajet Imeri thotë se arritja e numrave për formimin e Qeverisë do të jetë e vështirë.

Të martën, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se Vetëvendosje e ka të pamundur formimin e qeverisë pa një koalicion pasi nuk i ka votat e nevojshme.

Ftesë për takim konsultativ, subjekti i Albin Kurtit i bëri të hënën kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, mirëpo i njëjti e refuzoi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bie çmimi global i naftës

Ministria publikon çmimet e derivateve për sot, rritet çmimi i naftës

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet për obduksion në IML

​Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

​Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

Nën sanksionet e SHBA-së – cilat subjekte juridike nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë në listën e zezë amerikane?

Nesër protestë kombëtare në Shqipëri

KOMF dhe Labyrinth: Mosha e përdorimit të parë të drogave ka rënë në 16 vjeç, kërkohen masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve

KOMF dhe Labyrinth: Mosha e përdorimit të parë të drogave ka rënë në 16 vjeç, kërkohen masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 5.8 ballë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën