TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Botërori i Hendbollit, Kosova nesër përballet me Suedinë

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Botërori i Hendbollit, Kosova nesër përballet me Suedinë

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë udhëtuar për në Karlskrona, ku të enjten prej orës 19:00 është ndeshja me Suedinë. Ndeshja Suedi – Kosovë i takon fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2025. Prej të hënës Kombëtarja ka stërvitur në qytetin tjetër suedez, Eslov.

Selektori i Kosovës Agron Shabani është shprehur i kënaqur me punën e bërë, por pranon forcën e Suedisë, që është Kombëtarja bindshëm më cilësore në fazën e dytë kualifikuese.

“Suedia është Kombëtare me histori të pasur dhe performancë të qëndrueshme në arenën ndërkombëtare. Ekipi i drejtuar nga Tomas Axner përbëhet nga një kombinim i lojtareve me përvojë dhe talenteve të reja. Në mesin e tyre janë disa lojtare që luajnë në ekipe me renome të Evropës. Suedia vazhdon të jetë forcë e rëndësishme në hendbollin ndërkombëtar. Prandaj, duke marrë parasysh përvojën dhe sukseset e fundit të Suedisë, mundësitë tona janë të kufizuara, edhe pse kemi bërë përparim të dukshëm në vitet e fundit duke arritur suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Shabani për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ai ka folur edhe për ndryshimet në ekip.

“Në nëntor e siguruam vendin e parë në grup në fazën e parë kualifikuese duke mposhtur Belgjikën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Për momentin kemi ekip komplet të ri, në krahasim me grumbullimin e kaluar. Kemi mungesën e tri lojtareve, Leonora Demajt, Marigona Hajdarit dhe Arlinda Hajdarit. Për shkak të lëndimit dhe obligimeve personale nuk i kemi në dispozicion këtë moment. Është kthyer Mirela Gjikokaj dhe Merlinda Qorraj, që janë lojtare të elitës së Norvegjisë. Kemi ftuar edhe disa lojtare tjera, duke u mundaur të formojmë një ekip të ri me potencial të ri. Nuk do të jetë lehtë, duke marrë parasysh që do të kemi një ekip të ri në fushën e lojës, me disa stërvitje së bashku. Por shpresoj se vajzat do të japin maksimumin edhe pse jemi në një situatë të re”, ka vazhduar selektorit i Kosovës, Agron Shabani.

Ndeshja e kthimit është të dielën nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dardanët” të kompletuar që në stërvitjen e parë

“Dardanët” të kompletuar që në stërvitjen e parë

Beqiragiq vazhdon me Trepçën

Beqiragiq vazhdon me Trepçën

Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

Foda kërkon fitore në Sllovaki, sytë kah finalja

Italia mbetet pa Chiesan

Italia mbetet pa Chiesan

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

Ngritja e çmimeve nga nafti deri te energjia, deputetët: S’ka Kuvend funksional, nuk mund të merren veprime si heqja e akcizës

“Natën e Bajrami mos me pas rrogën…” – punëtorët teknikë të shkollave hyjnë në grevë, shkak mos ekzekutimi i pagave

“Natën e Bajrami mos me pas rrogën…” – punëtorët teknikë të shkollave hyjnë në grevë, shkak mos ekzekutimi i pagave

Disa linja ndërurbane ngrisin çmimet e biletave – Qytetarët arsyetojnë vendimin

Disa linja ndërurbane ngrisin çmimet e biletave – Qytetarët arsyetojnë vendimin

Emisioni “Matrix” 23.03.2026

Emisioni “Matrix” 23.03.2026

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Ne nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Ne nuk marrim pushtet me dhunë

Rama paralajmëron gjoba dhe konfiskim për automjetet pa kontratë me NPL “Gjelbër”

Rama paralajmëron gjoba dhe konfiskim për automjetet pa kontratë me NPL “Gjelbër”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën