TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A do të ketë shtrenjtim të rrymës pas protestës?

Një numër i madh protestuesish u mblodhën sot në kryeqytet për të kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës. Por, të njëjtit u shprehen skeptik se nuk do të ketë rritje prej 15%.

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
1 0
A A

U mblodhën të gjithë bashkë për një qëllim të vetëm.

Qytetarë të shumtë dolën këtë të shtunë të protestojnë me një kërkesë – mos të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

Me pankarta në duar, e të shumtë në numër, protestuesit kërkonin mos të këtë ndryshim të tarifave.

I pari mori fjalën aktivisti Besnik Shabiu.

“Në periudhën që ne po jetojmë duke pasur parasysh qe jemi populli më i varfër ne Evropë i cili është i zhytur në kredi dhe borxhe nuk e meriton nga asnjë institucion e as qeveri që të vështirësohet jeta. Kërkesa jonë ndaj ZRRE dhe ndaj Ministrisë së Ekonomisë, është shumë konkrete dhe e qartë:  Të pezullohet vendimi për shtrenjtimin për 15% e energjisë elektrike të rihapet një diskutim i gjerë ku edhe ne bashkëpunojmë dhe të bëhet një plan i qartë afatgjatë, një strategji”.

E më pas, foli edhe organizatori tjetër, Ali Sefaj.

“Ti marrin parasysh kërkesat tona ose protestat tona do të masivizohen deri sa ata t’i përfillin ato,…. asnjë cent më shumë”.

Pas fjalimeve, protestuesit morën rrugën drejt objektit të Ministrisë së Ekonomisë.

E kur ndalesën e fundit e patën te ministria, aty doli të flasë aktivisti Dibran Hoxha.

“KEDS-i çdo ditë thotë na u kanë rrit shpenzimet, a KEK-u që është ndërmarrje publike punon në kushte të mjerueshme për m’ia siguru fitimin KEDS-it dhe në kurriz të kësaj krejt qeveria krejt ministria po ia bëjnë shërbimin KEDS-it, ku është problemi a po na kallxoni cfarë shantazhi jeni te perjetu”.

Krejt në fund, pankartat i vendosën para hyrjes së objektit të Ministrisë së Ekonomisë.

E qytetarët nuk kanë shpresë se kjo protestë, do të ketë ndonjë lloj ndikimi.

“Personalisht jam skeptik, duke u bazu në këtë qeveri që katër vjet e ka sjell popullin në këtë gjendje në këtë mjerim”, thotë protestuesi Remzi Reka.

“Gjasat për ndryshimin e vendimit janë të vogla sepse Albin Kurti po sillet si një despot me qytetarët e Kosovës, megjithatë shpresat nuk humbin por vështirë se do të zmbrapset”, tha protestuesi tjetër, Fetah Dragusha.

“Edhe ai që nuk del në protestë inshaAllah 1500% iu shtrenjtohet jo 15, ky popull nuk e di çka është puna e tij, a mos pe mendojnë që është te liru 15 % e jo të kundërtën”, tha protestuesi tjetër, Maliq Mehmeti.

Nëse Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk merr vendim për mosngritjen e çmimit të rrymës, organizatorët paralajmëruan edhe protesta të tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton parregullsi serioze

Pezullohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton parregullsi serioze

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

BIA serbe arreston dy persona për “spiunazh” ndaj shërbimeve shqiptare, njëri nga Kosova

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Hargreaves: Dënimet e Speciales në asnjë mënyrë s’e gjykojnë shtetësinë e Kosovës

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

“Ditari”-29.09.2026

“Ditari”-29.09.2026

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së

Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën