TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rasti “Banjska”, seanca pas një jave, s’ka vendim për gjykim në mungesë

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Çeku me shkresë zyrtare Dioqezës Rashkë – Prizren për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjkës

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Special, ende nuk ka marrë vendim për gjykim në mungesë për 42 të akuzuarit, për sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri, Afrim Bunjaku. Këtë e kanë bërë të ditur për RTK-në nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ndërkaq seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj tre të akuzuarve të cilët gjenden në paraburgim, do të mbahet më 17 prill.

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, e të cilët gjenden në paraburgim, të enjten e 17 prillit pritet të dalin para drejtësisë në Kosovë.

Mirëpo, pjesë e këtij gjyqi nuk do të jenë 42 të akuzuarit tjerë për këtë sulm, përfshirë kryekriminelin Milan Radoiçiq. Në shqyrtim fillestar prokurori i rastit Naim Abazi, kishte kërkuar gjykim në mungesë.

Por Gjykata Supreme ia la në diskrecion gjykatës së shkallës së parë që të vendosë për gjykim ose jo në mungesë, por kjo e fundit ende nuk ka ndonjë vendim, tha zëdhënësja në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mirlinda Shala.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve V.T., B.S. dhe D.M. është caktuar të mbahet me datë 17.04.2025 në ora 09:30. Ndërsa lidhur me rastin e të pandehurve të tjerë, për të cilët është veçuar lënda dhe për të cilët ka pasur propozim që të mbahet gjykimi në mungesë, ju njoftojmë se ende nuk është vendosur nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë”, tha pwr RTK, Mirlinda Gashi zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Avokati i Familjes Bunjaku, Arianit Koci, po konsideron se mund të mbahet edhe gjykim në mungesë, mirëpo ai po kërkon nga gjykata që rasti të trajtohet seriozisht pasi vë në theks se ky rast nuk ka të bëjë vetëm me familjen e Heroit Afrim Bunjaku as me gjyqësorin por ka të bëjë me një memorie shtetërore dhe dinjitet institucional.

“Vetëm kërkoj nga gjykata që të akuzuarve t’ua ofrojë të gjitha të drejtat procedurale që u takojnë me ligj në mënyrë që në fund kur të merret aktgjykimi, e aktgjykimi do të jetë dënues sigurisht sepse provat janë të forta, provat janë të pakundërshtueshme. Kur të merret aktgjykimi mos t’u jepet hapësirë avokatëve të të akuzuarve që aktgjykimin në Gjykatën e Apelit, ta kthejnë në rigjykim”, tha ai

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Ata janë në kërkim të INTERPOLIT e presion ndaj Serbisë, që ajo t’ia dorëzojë Milan Radojçiqin dhe kriminelët tjerë drejtësisë së Republikës së Kosovës është bërë edhe nga ndërkombëtarët.

Tags: Banjskagjykimi në mungesëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Apel prokuroria kërkon dënim me të lartë për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj

Në Apel prokuroria kërkon dënim me të lartë për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj

Haxhiu: Nuk i ndihmojmë Kosovës dhe të akuzuarve në Hagë nëse shkojmë në zgjedhje

Haxhiu: Nuk i ndihmojmë Kosovës dhe të akuzuarve në Hagë nëse shkojmë në zgjedhje

Haxhiu sqaron pse nuk u thirr seancë e jashtëzakonshme pas vendimit të Hagës

Haxhiu sqaron pse nuk u thirr seancë e jashtëzakonshme pas vendimit të Hagës

Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë, katër të arrestuar e një i arratisur

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave për një javë trajtoi 58 raste të dhunës në familje

Tahiri: Nënkryetari i Kuvendit nga PDK do të zgjidhet të hënën

Tahiri: Nënkryetari i Kuvendit nga PDK do të zgjidhet të hënën

Tetë ndeshje sot në Ligën e Kombeve, vëmendja te Italia – Belgjika dhe Turqia – Franca

Tetë ndeshje sot në Ligën e Kombeve, vëmendja te Italia – Belgjika dhe Turqia – Franca

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë: Na kanë mbetur edhe 10 ditë për vendimin për presidentin

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë: Na kanë mbetur edhe 10 ditë për vendimin për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën