TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tërnava: Islami urdhëron për ruajtjen e lidhjeve familjare dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Tërnava: Islami urdhëron për ruajtjen e lidhjeve familjare dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë sot festën e Fitër Bajramit.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se kjo festë vjen si një dhuratë shpirtërore pas muajit të bekuar Ramazan, gjatë të cilit besimtarët agjërojnë dhe shtojnë adhurimet e tyre.

Në veçanti, Tërnava foli për rëndësinë që Islami i jep familjes dhe prindërve.

“Normat të cilat burojnë nga Kurani dhe hadithet e Muhamedit a.s., saktësojnë se një qift bashkëshortor – burri dhe gruaja, janë themel i familjes. Po ashtu, prindërit janë edhe edukatorët e parë të fëmijëve, duke i pajisur ata me edukatë dhe moral të lartë, me qëllim që të kemi familje dhe shoqëri të formuar mirë, në rrugën e Zotit dhe në shërbim të familjes, rrethit dhe shoqërisë. Sipas Islamit, fëmijët janë një amanet nga Zoti, e që ne si prindër, e kemi për obligim të kujdesemi, t’i ruajmë, t’i edukojmë, t’i shkollojmë e t’i formojmë si qenie fisnike, duke ua mbjellë në zemrat e tyre dashurinë për njëri-tjetrin, familjen, atdheun dhe shoqërinë”, ka deklaruar Tërnava.

Myftiu Tërnava tha se Islami urdhëron për ruajtjen e lidhjeve familjare dhe farefisnore si dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit.

“Përveç kësaj, edhe prindërit janë amanet i fëmijëve, në veçanti atëherë kur ata kanë arritur moshën e pleqërisë, apo kanë kërkesën më të madhe për përkujdesje dhe ndihmë nga ana e fëmijëve të tyre. Islami urdhëron për ruajtjen e lidhjeve familjare dhe farefisnore, urdhëron për përkujdesje të vazhdueshme dhe të drejtë ndaj prindërve, sidomos kur ata janë në moshë të shtyrë”, tha Myftiu Tërnava.

Ndërkohë, Myftiu Tërnava bëri apel që të ndalen vrasjet dhe t’i kushtohet rëndësi jetës së njeriut duke marrë shkas rastet e fundit në Kosovë.

“Pavarësisht motiveve dhe rrethanave, në Islam, vrasja është një akt i ndaluar dhe është një nga gjynahet më të mëdha. Feja islame i jep shumë rëndësi jetës së njeriut dhe mbrojtjes së saj. Kurani e potencon qartë ndalimin e vrasjes së tjetrit, për se në të thuhet: “Kush vret një njeri pa të drejtë, është sikurse të ketë vrarë të gjithë njerëzimin. Dhe kush shpëton një jetë, është sikurse të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin”, tha ai ndër të tjera./teve.info/

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Xhandarmëria me mandat të ruajtjes së vijës tokësore, ujore dhe ajrore

Kosova e quan shqetësuese deklaratën e Vuçiqit për Ibrin, kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Haradinaj përsërit thirrjen për protesta: Shtatori po vjen, Albin

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

Protestuesit në Tiranë zhvendosen para ambasadës së Serbisë dhe Ukrainës, thirrje UÇK, UÇK

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

​Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovë

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Haxhiu takon ambasadorët e Kosovës, i falënderon për punën në afirmimin e Kosovës

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Nëse para Albinit ndihesh si pula përballë dhelprës, atëherë vezët të mbeten argumenti i vetëm politik!

Xhandarmëria me mandat të ruajtjes së vijës tokësore, ujore dhe ajrore

Kosova e quan shqetësuese deklaratën e Vuçiqit për Ibrin, kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare

Sërish alarm për bombë në Rektoratin e UP-së

Nga kush po vijnë alarmet e rreme për mjete shpërthyese?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën