TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë

by Tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë

Rusia dhe Ukraina kanë sulmuar njëra-tjetrën me dronë gjatë natës, teksa forcat ruse kanë rritur intensitetin e sulmeve tokësore.

Përmes një deklarate, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se në natën e 28 marsit, Rusia ka lëshuar ndaj Ukrainës 163 dronë të llojeve të ndryshme.

Nga 163 dronët, Forcat Ajrore ukrainase pretenduan se i kanë rrëzuar 89. Sipas tyre, 51 dronë dështuan të arrinin caqet, me gjasë si rezultat i kundërmasave të luftës elektronike.

Në 24 orët paraprake, trupat ruse kanë kryer granatime masive dhe sulme ajrore në qytetin jugor ukrainas të Hersonit dhe në disa vendbanime të rajonit, tha më 28 mars Oleksandr Prokudin, kreu i administratës rajonale ushtarake.

Hersoni ka qenë në epiqendër të luftimeve, pasi qyteti gjendet në vijën e frontit, duke bërë që banorët të jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve me dronë dhe artileri.

Tre persona raportohet se janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur gjatë granatimeve të fundit në Herson.

Ndërkaq, në Rusi në qytetet Saratov dhe Engels ishin cak i sulmeve gjatë natës më 28 mars. Banorët lokalë kanë raportuar për disa shpërthime, sipas kanaleve ruse në Telegram.

Rajoni i Saratovit vazhdimisht ka qenë cak i sulmeve ukrainase me dronë, veçmas për shkak se një bazë e rëndësishme ushtarake gjendet afër qytetit Engels.

Në total, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi për rrëzimin e 78 dronëve ukrainas gjatë orëve të para të 28 marsit.

Teksa Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të sjellë paqe në Ukrainë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase tha më 28 mars se trupat ruse kanë intensifikuar aktivitetin e tyre në terren, duke raportuar për 209 përleshje në 24 orët e fundit.

Numri më i madh i sulmeve ruse u regjistrua në drejtim të qytetit strategjik të Pokrovskut, në lindje të Ukrainës, tha ushtria e Kievit./Radio Evropa e Lirë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përmbytjet në Shqipëri: 1.587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë nën ujë

Përmbytjet në Shqipëri: 1.587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë nën ujë

Gjermania mbyll shkollat për shkak të motit të ligështuar

Gjermania mbyll shkollat për shkak të motit të ligështuar

Përmbytjet në disa zona, Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje

Përmbytjet në disa zona, Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje

Rusia sulmon Ukrainën me raketa hipersonike

Rusia sulmon Ukrainën me raketa hipersonike

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Befason FC Prishtina, largon mbrojtësin Diar Halili në drejtim të Tiranës

Befason FC Prishtina, largon mbrojtësin Diar Halili në drejtim të Tiranës

FC Drenica përforcon stafin teknik me trajnerë të huan dhe përvojë ndërkombëtare

FC Drenica përforcon stafin teknik me trajnerë të huan dhe përvojë ndërkombëtare

Emisioni “Këndi i Debatit” 09.01.2026

Vaki nga Superliga, u largua nga Drenica, prezantohet si përforcim te Gjilani

Vaki nga Superliga, u largua nga Drenica, prezantohet si përforcim te Gjilani

”Policia dhe sigurimi privat nuk zbatuan urdhërat për zbrazjen e tribunës”, publikohet raporti i FBK-së

”Policia dhe sigurimi privat nuk zbatuan urdhërat për zbrazjen e tribunës”, publikohet raporti i FBK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën