TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut në ngjarjen anti-NATO

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut në ngjarjen anti-NATO

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviq ka marrë pjesë në Beograd  në ngjarjen që përkujton “Agresionin e NATO-s” ndaj Serbisë.

Stoilkoviq, zëvendëskryeministër për Marrëdhënie mes Bashkësive u pa në krah me Millorad Dodikun e Republikës Serbe dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje erdhi pikërisht në 5 vjetorin e anëtarësimit që me ose pa dashje i dërgoi një sinjal të qartë NATO-s ku po rreshtohet shteti.

Kryeministri nuk kishte një përgjigje të qartë se pse zëvendësi i tij shkoi në Beograd.

“Mendoj se për arsyet pse Stoilkoviq ndodhet atje është më mirë ta pyesni vetë Stoilkoviqin”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër, shkruan Alsat M.

VLEN thotë se Kosova është shtet i pavarur pavarësinë e të cilës e ka pranuar Maqedonia e Veriut.

“Siç kemi thënë edhe më herët, nuk mund të pretendojmë ta bëjmë atë (Stoilkoviqin) shqiptar. Dihet qëndrimi zyrtar i shtetit tonë dhe ai është i pakthyeshëm”, thonë nga VLEN.

BDI-ja pjesëmarrjen e Stoilkoviqit në Beograd e cilësoi si provokim të hapur ndaj orientimit euro-atlantik të vendit.

“Një akt i turpshëm dhe një provokim i hapur ndaj orientimit euro-atlantik të vendit. Qeveria tregon edhe një herë fytyrën e saj të vërtetë, duke u rreshtuar me ata që mohojnë gjenocidin dhe kundërshtojnë perëndimin”, thonë nga BDI.

Nuk është hera e parë që Stoilkoviq kryqëzon interesat strategjike të shtetit.

Në maj të vitit 2023 ai morri pjesë në Samitin e Sigurisë në Moskë, ndërsa në janar të këtij viti, solli Dodikun në Shkup i cili në fjalimin e tij shprehu qartazi qëndrimet anti-NATO dhe anti-BE, dy përcaktime për të cilat Qeveria aktuale është betuar se nuk ka alternativë tjetër, .

Për më tepër, Stoillkoviq është zëvendëskryeministër i angazhuar për të garantuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, pakti që garantoi stabilitetin, sigurinë dhe barazinë mes komuniteteve në vend, e mbi gjitha ruajti themelet dhe kufijtë e shtetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

Berisha: 8 maji ishte mesazhi i madh i revoltës kundër diktaturës

Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës

Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës

Presidenti i Finlandës: Ka ardhur koha që Evropa të nis bisedime direkte me Rusinë

Presidenti i Finlandës: Ka ardhur koha që Evropa të nis bisedime direkte me Rusinë

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Dëmtohet vetura zyrtare e një gjyqtare në Prishtinë

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Sot afati i fundit për dorëzimin e listës me kandidatët për deputetë

​Dita Ndërkombëtare e Infermiereve

​Dita Ndërkombëtare e Infermiereve

Moti gjatë javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

Mustafa: Kurti votoi për Simiqin, por jo për Osmanin – mungoi vullneti politik

Mustafa: Kurti votoi për Simiqin, por jo për Osmanin – mungoi vullneti politik

“Info Nata”- 11.05.2026

“Info Nata”- 11.05.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën