TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OKB-ja do të reduktojë stafin e saj në Gaza nga frika prej sulmeve izraelite

by teve1
11 muaj ago
0
A A
OKB-ja do të reduktojë stafin e saj në Gaza nga frika prej sulmeve izraelite

Foto: AFP

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se do të zvogëlojnë ekipin e saj ndërkombëtar në terren në Gaza, pas rifillimit të sulmeve izraelite, që kanë vrarë qindra njerëz, në mesin e tyre edhe personel të OKB-së.

Zëdhënësi i OKB-së Stephan Dujarric, ka thënë në një konference shtypi të hënën se 30 nga 100 sa ishte stafi ndërkombëtar i saj do të largohen nga Gaza këtë javë, raporton AP.

Dujarric tha se “masa e përkohshme” ishte një “vendim i vështirë” i marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres për arsye sigurie dhe operacionale.

Zëdhënësi i OKB-së konfirmoi gjithashtu se një tank izraelit ishte përgjegjës për sulmin në një kompleks të OKB-së në Deir el-Balah, Gaza qendrore, më 19 mars, që vrau një anëtar të stafit bullgar të OKB-së dhe la gjashtë punonjës të tjerë të huaj me lëndime të rënda.

Deklarata e Dujarric ishte e para e OKB-së që implikoi forcat izraelite në sulmin në vendin e shënuar qartë të OKB-së. Kjo vjen pasi ushtria izraelite mohoi në mënyrë të përsëritur se ishte përgjegjëse për sulmin, i cili erdhi një ditë pasi Izraeli theu marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin pas vetëm dy muajsh paqeje relative.

Mbi 250 nga stafi i tyre janë vrarë në 15 muajt e fundit apo më shumë, por tani, Sekretari i Përgjithshëm po thotë se situata është aq e rrezikshme sa nga 100 personeli ndërkombëtar në Gaza të punësuar nga OKB-ja, ai do ta zvogëlojë atë staf me rreth një të tretën, ose rreth 30 nga ata personel ndërkombëtar, të cilët do të largohen nga Gaza për sigurinë e tyre.

Që nga 7 tetori 2023, lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë më shumë se 50,000 palestinezë dhe ka plagosur rreth 113,200 të tjerë në territor, ka thënë Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonasit në “turizëm farmaceutik” në Kosovë dhe në Serbi për barna më të lira

Maqedonasit në “turizëm farmaceutik” në Kosovë dhe në Serbi për barna më të lira

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Zelensky zëvendëson shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë

Zelensky para bisedimeve në Gjenevë: Çështja e territoreve duhet të zgjidhet në nivel liderësh

Fjalimi rekord i Trump: Mesazhet kryesore nga 108 minuta në Kongres

Fjalimi rekord i Trump: Mesazhet kryesore nga 108 minuta në Kongres

Tre persona të lënduar pas një aksidenti me dy vetura në Banjë

Tre persona të lënduar pas një aksidenti me dy vetura në Banjë

Emisari special i Viktor Orban në Prishtinë, KFOR njofton për një takim në selinë e tyre

Emisari special i Viktor Orban në Prishtinë, KFOR njofton për një takim në selinë e tyre

Raporti i EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifat e reja të SHBA-së

Raporti i EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifat e reja të SHBA-së

PDK-ja e gatshme të propozojë një emër për president

PDK-ja e gatshme të propozojë një emër për president

Fillon seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Fillon seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Dy marrëveshjet me BE-në kalojnë në Komisionin për Integrime Evropiane

Dy marrëveshjet me BE-në kalojnë në Komisionin për Integrime Evropiane

SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes, i arrestuar për trafik droge

SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes, i arrestuar për trafik droge

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën