TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Te Suedia e vlerësojnë turpëruese humbjen nga Luksemburgu

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Te Suedia e vlerësojnë turpëruese humbjen nga Luksemburgu

Suedia, kundërshtarja e Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ka pësuar humbje turpëruese të shtunën mbrëma. Suedia u mposht 1:0 në miqësore nga Luksemburgu, që është përfaqësuese e nivelit dukshëm më të ulët.

Humbja nga Luksemburgu është pritur shumë rëndë në Suedi.

Te Suedia debutoi Besfort Zeneli, që luajti vetëm në pjesën e parë. Ai u zëvendësua së bashku me dy lojtarë të tjerë. Por ndryshimet në formacion nuk kryen punë, pasi Suedia u paraqit zbehtë edhe në pjesën e dytë.

Të martën, Suedia luan miqësore me Irlandën e Veriut. Ndeshja Kosovë–Suedi është më 8 shtator në Prishtinë.

“Është vështirë të thuhet se çka shkoi keq, por shumica e gjërave shkuan keq”, ka thënë ylli i Premier Leagues, Alexander Isak, që ishte kapiten i Suedisë në këtë ndeshje.

“Nuk e kam parë ekipin në këtë gjendje për kohë të gjatë. Qartë se është dëshpëruese që kemi luajtur në këtë mënyrë. Kundërshtari ishte më i mirë se ne dhe për këtë duhet të fajësojmë veten. Duhet të kalojmë këtë, të analizojmë se çka nuk shkoi, çka shkoi keq. Në futboll zakonisht ke mundësi për të përmirësuar gjërat dhe ne e kemi këtë mundësi të martën”, ka shtuar sulmuesi i Newcastle Unitedit. Ai ka 19 gola e pesë asistime këtë edicion në Premier League dhe vlerësohet prej sulmuesve më të mirë në botë.

Danezi Jon Dahl Tomasson është selektor i Suedisë. Ai ka vendosur t’ua jap rastin disa lojtarëve të tjerë, por mbeti i dëshpëruar me rezultatin.

“Një rezultat shumë i keq. Mendoj se Luksemburgu e ka merituar të fitojë, ishte ekip më i mirë. Nuk kam mundur ta njoh ekipin. Në dhjetë minutat e para kemi mundur të shënojmë gol. Më pas kemi luajtur shumë ngadalë. Kishte shumë gabime dhe nuk i kemi fituar topat e dytë. Kështu është vështirë të luhet futboll. Luksemburgu ka luajtur me intensitet më të mirë në përgjithësi”, ka thënë Dahl Tomasson.

“Pjesa e dytë ishte pak më e mirë, por jo sa duhet. Kur e bën një hap prapa, duhet të bësh dy hapa para. Këtë duhet ta bëjmë ne pas kësaj paraqitjeje të zbehtë”.

22-vjeçari Besfort Zeneli ishte më herët te Kosova U21. Në vjeshtë të vitit të kaluar njoftoi se ka vendosur që në nivelin senior ta përfaqësojë Suedinë e jo Kosovën. Ai është pjesë e klubit suedez Elfsborg, ndërsa luan në mesfushë. Te Suedia u ftua për herë të parë për miqësoret me Luksemburgun dhe Irlandën e Veriut.

Selektori Jon Dahl Tomasson vendosi t’ia japë rastin nga fillimi, pasi Zeneli u paraqit mirë në stërvitje. Ndeshja ndaj Luksemburgut ishte testuese për Zenelin, por rezultati në fund nuk ishte i mirë për askënd te Suedia.

“Besforti fiton rastin për të ndier aromën e futbollit ndërkombëtar. Mezi pres ta shoh, ai është paraqitur shumë mirë në stërvitje dhe do të ketë shansin për të luajtur”, kishte thënë Jon Dahl Tomasson para ndeshjes.

Në grup me Kosovën e Suedinë janë edhe Zvicra e Sllovenia. Ndeshjet e para të këtij grupi janë Sllovenia–Suedia dhe Zvicra–Kosova. Zhvillohen më 5 shtator.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s

Sonte përballja Austri – Kosovë

Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së

Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi

“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi

Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve

Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë

Një shtetasi të Shqipërisë i konfiskohet një armë gjuetie dhe 52 fishekë në Gjakovë

Sot protestohet në disa qytete të Evropës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Sot protestohet në disa qytete të Evropës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Shtetasi sllovak i kërcënon me armë dy kosovarë në Ferizaj

Një person është vetëplagosur me armë zjarri në Ferizaj

Përfshihet nga zjarri edhe një garazhë në Livoç të Ulët, digjet një veturë

Përfshihet nga zjarri edhe një garazhë në Livoç të Ulët, digjet një veturë

Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s

Sonte përballja Austri – Kosovë

Vëllai rrah motrën në Prishtinë, i dyshuari është në arrati

Vëllai rrah motrën në Prishtinë, i dyshuari është në arrati

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon një person me 10 vjet burgim për sulm seksual  

Nën ndikim të alkoolit, një person në Istog sulmon nënën dhe gruan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën