TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfimi për krimet makabre të Muharrem Ibrajt në Gjakovë

Rrëfimi i gruas së dëshmorit Sylejman Bajramaj, Zades, e cila tregon se si i uniformuar si polic serb, Muharrem Ibraj ia vrau burrin gjatë luftës në fshatin Osek Hylë të Gjakovës. Ndaj Ibrajt, Prokuroria Speciale tashmë e ka ngritur një aktakuzë.

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
1 0
A A

Muharrem Ibraj na hyri në shtëpi, gjuajti me armë dhe ma vrau burrin” – Gruaja nga Gjakova rrëfen për krimet makabre të shqiptarit në uniformë të Serbisë

Burrin dyshohet që ia ka vrarë Muharrem Ibraj – “Çika ja ka mbledh trutë babës vet me grusht” – flet gruaja e Sylejman Bajramaj,

Një rrugë në fshatin Osek Hylë në Gjakovë mban emrin e dëshmorit Sylejman Bajramaj.

26 vite më parë, ai mbeti i vrarë në shtëpinë e tij.

I dyshuar për këtë vrasje është Muharrem Ibraj, ndaj të cilit Prokuroria Speciale të mërkurën ngriti një aktakuzë.

Ibraj dyshohet se në uniformë të policisë serbe, mori pjesë edhe në dhunime e keqtrajtime të civilëve shqiptar në Gjakovë.

Atë kohë e kujton mirë Zaed Bajramaj, gruaja e dëshmorit Sylejman Bajramaj.

“Janë hy brenda Isa dhe Ibra (vellezer), Ibra ka nejt jashtë, Muharremi ka hy brenda dhe ka maltretu mysafirët burri i ka thënë jo i kam mysafirë i ka thënë del përjashta se ti je ma i zi, si ja ka kthy shpinën ka gjuajt automat edhe e ka kap burrin tem edhe i ka marr krejt ata çka kanë qenë brenda i ka qit përjashta i ka mbështet për muri”, thotw Zade Bajramaj

Pasi shtiu me armë brenda shtëpisë, Zadja kujton se Muharrem Ibraj i urdhëroi burrat e tjerë të rreshtohen tek ky muri.

“Tash po thom un sdi qysh s’jemi tranu se ka qenë tmerr, çika ja ka mbledh trutë babës së vet me grusht edhe ia kemi shti në sanak, ku ka me shku ma zi, veç njeri më i fortë se guri. Po duhet me përballu edhe puna e fëmijëve, i kam pas të vegjël, djalin e vogël 6 vjeç i ka pas”, shprehet gruaja e dëshmorit Sylejman Bajramaj.

Zade Brahimaj me tre djemtë dhe dy vajzat e saj, po presin drejtësi për këtë krim makabër.

Ajo thotë se për të bëmat e Ibrajt do të dëshmonte në gjykatë.

Gjykimi ndaj Muharrem Ibrajt do të mbahet në mungesë, pasi i akuzuari ndodhet në Serbi, ku ka gjetur strehë pas krimeve të kryera në Kosovë.

Tags: Krimet ne GjakoveMuharrem Ibraj
ShareTweet

Postime të ngjashme

BE-ja emëron ish-zyrtarin e lartë të UNMIK-ut në krye të EULEX-it në Kosovë

BE-ja emëron ish-zyrtarin e lartë të UNMIK-ut në krye të EULEX-it në Kosovë

Avokati i Veselit: Prokuroria po vepron si avokat mbrojtës, një grumbull dokumentesh kanë ardhur nga Beogradi

Trupi gjykues kundër lirimit të përkohshëm të Kadri Veselit

Keqpërdori kartelat bankare të shtetasve amerikanë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Keqpërdori kartelat bankare të shtetasve amerikanë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Ministria e Bujqësisë tregon se kur pritet të publikohet raporti i mostrave për qumështoren“Vita”

Ditari: 16.07.2026

Ditari: 16.07.2026

Holanda shpall zyrtarisht mungesë uji për shkak të thatësirës së vazhdueshme

Holanda shpall zyrtarisht mungesë uji për shkak të thatësirës së vazhdueshme

Keqpërdori kartelat bankare të shtetasve amerikanë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Keqpërdori kartelat bankare të shtetasve amerikanë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Ministria e Bujqësisë tregon se kur pritet të publikohet raporti i mostrave për qumështoren“Vita”

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Kanosi vëllain pas mosmarrëveshjes për biznesin, 34-vjeçari ndalohet për 48 orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën