TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump minimizon fondet për VOA-në dhe REL-in

by teve1
1 vit ago
1
A A
Trump minimizon fondet për VOA-në dhe REL-in

FILE - The Voice of America building, Monday, June 15, 2020, in Washington. (AP Photo/Andrew Harnik, File)

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për shkurtimin e fondeve ndaj organizatës globale dhe të pavarur të lajmeve, Zëri i Amerikës, që financohej nga fondet federale.

Urdhëri i presidentit synon kompaninë mëmë të Zërit të Amerikës, US Agency for Global Media që financon poashtu entitete jofimitprurëse si Radio Evropa e Lirë dhe Radio Azia e Lirë.

Ai gjithashtu kërkon nga krerët e atyre agjencive që të “ulin performancën… në praninë dhe funksionin minimal të kërkuar nga ligji”.

Mike Abramoëitz, drejtori i Zërit të Amerikës, tha se ai dhe pothuajse i gjithë stafi i tij prej 1300 personash ishin vënë në pushim me pagesë, raporton BBC.

Abramoëitz tha se urdhri e la Zërin e Amerikës të paaftë për të kryer “misionin e tij jetik… veçanërisht kritik sot, kur kundërshtarët e Amerikës, si Irani, Kina dhe Rusia, po fundosin miliarda dollarë në krijimin e narrativave të rreme për të diskredituar Shtetet e Bashkuara”.

Nuk ka asnjë shpjegim nga administrata Trump dhe nuk është ende e qartë nëse stacionet po mbyllen plotësisht.

Një burim i tha CBS se të gjithë punëtorëve të pavarur dhe kontraktorëve ndërkombëtarë iu tha se tani nuk kishte para për t’i paguar ata.

Presidenti amerikan shkurtoi gjithashtu fondet për disa agjenci të tjera federale – duke përfshirë ato përgjegjëse për parandalimin e të pastrehëve dhe financimin e muzeve dhe bibliotekave.

Zëri i Amerikës u lançua në vitin 1942 me mandat për të luftuar propagandën naziste dhe japoneze. Transmetimi i tij i parë – i bërë në një transmetues të huazuar në SHBA nga BBC – deklaroi një qëllim modest.

Në vitin 2013, një ndryshim në legjislacion i lejoi Zërit të Amerikës dhe filialeve të fillonin transmetimin në SHBA.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë

Ministri izraelit mburret me kushtet e ashpra në burgjet izraelite për gratë palestineze

Ministri izraelit mburret me kushtet e ashpra në burgjet izraelite për gratë palestineze

Islandezët votojnë kundër rinisjes së negociatave për anëtarësimin në BE

Islandezët votojnë kundër rinisjes së negociatave për anëtarësimin në BE

Dhuna dhe tensionet në Serbi pas tubimit të SNS-së: Opozita kërkon përgjigje

Dhuna dhe tensionet në Serbi pas tubimit të SNS-së: Opozita kërkon përgjigje

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

49-vjeçari humb jetën në vendin e punës, ndalohet një person

19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën