TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Inaugurohet sheshi “Erhard Busek” në Prishtinë

by Tëvë1
12 muaj ago
1
A A
Inaugurohet sheshi “Erhard Busek” në Prishtinë

“Erhard Busek” është emërtuar sheshi në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare, i cili u inaugurua të enjten nga Komuna e Prishtinës. Busek është ish-politikan austriak, për të cilin u tha se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se sheshi përballë Bibliotekës Kombëtare ndërlidhet me edukimin dhe se Erhard Busek ka qenë mik i madh i Kosovës.

“Doktor Erhard Busek është një mik i madh i Kosovës, një mik i madh i yni që na ka ndihmuar gjatë kohëve më të vështira, gjatë kohës së luftës, gjatë kohës kur edhe qytetarët tanë, studentët e asaj kohe nuk kanë pasur mundësi të studiojnë ka qenë pikërisht doktor Erhard Busek që i ka hapur mundësi me qindra apo mijëra studentë nga Kosova që të mësojnë, që të studiojnë, që të avancohen, të bëhen profesionistë dhe tashmë edhe t’i ndihmojnë vendit tonë në hapat e radhës për të ardhmen e ndritshme të vendit tonë. Si rezultat edhe si një nevojë për ta nderuar e falënderojë presidentin e shoqatës të miqësisë Kosovo-Austriake që kanë ardhur tek ne në kryeqytet me një propozim që ta nderojmë figurën e doktor e Erhard Busek me emërimin e një sheshi, pikërisht këtij sheshi këtu që qëndron përballë Bibliotekës Kombëtare”, u shpreh ai për kosovapress.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer foli për kontributin e shtetit austriak, ku tha se ishte vendi i parë që njohu diplomat dhe dokumentet nga sistemet paralele shqiptare.

“Është një ditë historike, sot është përvjetori i 3-të i vdekjes së Erhard Busek. Jam i sigurt se ai do të ishte shumë i nderuar, shumë krenar që ky shesh afër Bibliotekës Kombëtare, shumë afër me Rektoratin e Universitetin si dhe afër bibliotekës së vogël austriake që është brenda në këtë ndërtesë, po emërohet pas tij. Erhard Busek ishte një vizionar, për dekada ai punoi pa pushim për integrimin e Evropës Lindore dhe Evropës Juglindore në BE, para rënies së ‘perdes së hekurt’. Ishte ai, që në vitet e 80-ta kontrabandoi libra nga Austria në shtete prapa perdes së hekurt, pra është një vend shumë i mirë që të emërohet pas tij. Ai ishte zëvendës kancelar i Austrisë dhe Ministër i Shkencës dhe Kërkimeve. Austria u bë shteti i parë që njohu diplomat dhe dokumentet nga sistemet paralele shqiptare, nga sistemi nëntokësor, universitetet dhe shkollat në kohën kur ishte e ndaluar të mësohej në gjuhën shqipe. Ai luajti një rol kyç që studentët shqiptar të kishin mundësinë të vazhdonin studimet në Austri si shteti i parë që njohu diplomat”, theksoi ai.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës është miratuar propozimi i kryetarit Përparim Rama, që sheshi përballë Bibliotekës Kombëtarë ta mbajë emrin e ish-politikanit austriak, Erhard Busek.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenca jep detaje nga takimi i Osmanit me Prattipatin

Presidenca jep detaje nga takimi i Osmanit me Prattipatin

Seanca për votimin e amendamenteve kushtetuese pritet të nis pas pak

Seanca për votimin e amendamenteve kushtetuese pritet të nis pas pak

Lushaku-Sadriu: Zgjedhja e presidentit në rrugë pa krye, drejt zgjedhjeve

Lushaku-Sadriu: Reformat kushtetuese kërkojnë kohë, s’bëhen me urgjencë

 Gruda: Procesi për ndryshimet kushtetuese për presidentin është jokushtetues

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën