TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Duka reagon pasi Shqipëria mori Brrutin

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Shqipëria e Serbia bëhen bashkë për organizimin e Evropianit U21

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar për herë të parë për rastin e kapitenit të Kosovës U21, Etnik Brruti, duke thënë se nuk duhet mërzitur pse ai ka vendosur ta vesh fanellën e Shqipërisë.

Rasti i Brrutit nxiti shumë reagime ditëve të fundit pasi mesfushori i Malishevës ka vendosur ta pranojë ftesën e selektorit të Shqipërisë, Sylvinho dhe pritet të jetë gati për ndeshjet e marsit.

Në një intervistë, Duka ka bërë të ditur se po presin që Brruti ta marrë vizën angleze me kohë që të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Anglisë në “Wembley” më 21 mars për kualifikimet e Botërorit.

“Nuk kemi pse mërzitemi, ne jemi bërë krenarë që Xhaka luan me Zvicrën, tani mërzitemi se pse Brruti luan me Shqipërinë. Brruti e ka marrë pasaportën dhe kemi aplikuar dhe për vizën angleze dhe uroj ta kemi në kohë”, ka thënë ai.

Kryetari i FSHF-së i jep të drejtë reagimit të babait të Brrutit, i cili pati thënë se zgjedhja e djalit të tij nuk është tradhti, por “besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar”. Duka ka shtuar se për Shqipërinë mund të luajë kushdo që ndihet shqiptar.

Duka pati përgjigje edhe për akuzat e përzgjedhësit të Kosovës U21, Afrim Tovërlani, që ka thënë se lojtarët po shkojnë te Shqipëria për ta marrë pasaportën shqiptare që të luajnë në Rusi.

Kryetari i FSHF-së ka thënë se nuk është ky qëllimi, ku ka përmendur rastin e Brrutit, duke shtuar se ishte dëshirë e lojtarit që të luante për Shqipërinë.

Nga Kosova U21 si kapiten në të kaluarën në drejtim të Shqipërisë ishte larguar edhe Ardian Ismajli. Kapiten ishte edhe Edvin Kurtulush që iu bashkua Suedisë.

Më pas nisi një valë e re e largimeve, ku Arbër Hoxha, Mirlind Daku, Arbnor Muja ishin treshja e radhës për të cilët u diskutua shumë në Kosovë.

Përveç tyre nga Kosova janë larguar për arsye të ndryshme edhe Adrion Pajaziti, Medon Berisha e Dion Berisha.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trepça e Bashkimi synojnë Superkupën

Trepça e Bashkimi synojnë Superkupën

Vlora Hyseni kërkon heqjen e arrestit shtëpiak, ankimon vendimin në Apelin e Posaçëm

Vlora Hyseni kërkon heqjen e arrestit shtëpiak, ankimon vendimin në Apelin e Posaçëm

“Dardanët” përkrahin Kosovën në Debrecen

“Dardanët” përkrahin Kosovën në Debrecen

Barcelona nuk ka të ndalur, mposht Valencian

Lëndohet Raphinha, alarm te Barcelona

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Nga një muaj paraburgim për nëntë të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen dhe zhdukjen e “Grupit të intelektualëve”

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet

Mbi 1,270 euro borxh për ujë, KRU “Gjakova” shkyç një konsumator në Prizren

Mbi 1,270 euro borxh për ujë, KRU “Gjakova” shkyç një konsumator në Prizren

Ngrihet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë në Gjakovë, dyshohet se posedonte mbi 4.8 kilogramë marihuanë

Ngrihet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë në Gjakovë, dyshohet se posedonte mbi 4.8 kilogramë marihuanë

Tahiri: Mos e shtyni konstituimin e Kuvendit, çdo vonesë dëmton Kosovën

Tahiri: Shteti nuk qeveriset në 24 orët e fundit, gjithçka po lihet për fund

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

Shqetësimet e sigurisë, OpenAI heq dorë nga prezantimi i modelit të ri

Platforma për Çështje të Komuniteteve i dorëzohet Qeverisë

Platforma për Çështje të Komuniteteve i dorëzohet Qeverisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën