TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë duhet të dini për dhimbjen në njërën anë të kokës

by teve1
1 vit ago
7
A A
Çfarë duhet të dini për dhimbjen në njërën anë të kokës

Ju mund të jeni kurioz të dini arsyet se përse ndonjëherë në njërën atë të kokës, mbi vesh, shfaqet një dhimbje e mprehtë torturuese.

Ajo mund të jetë një dhimbje koke e përkohshme ose mund të jetë diçka më serioze.

Cili mund të jetë shkaku?

Për të dhënë një diagnozë të saktë për dhimbjen e njëanshme të kokës, duhet të merret parasysh gjinina dhe mosha e pacientit.

Gjithashtu edhe simptoma të tjera si ndryshimet në shikim, momenti kur fillon dhimbja, sa kohë zgjat dhe çfarë mund ta shkaktojë atë.

Sipas mjekëve dy nga shkaqet e mundshme janë migrena dhe arteriti temporal.

Dhimbjet e kokës nga migrena

Migrena zakonisht fillon në një moshë të re, arrin kulmin në të 30-at dhe më pas vjen duke u lehtësuar.

Ato janë tre herë më të zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt.

Çelësi për diagnostikimin e kësaj dhimbjeje përfshinë:

Ndryshimet e humorit ose dëshira për ushqim një ose dy ditë para një sulmi migrene.

Ndryshimet vizuale që ndodhin para ose gjatë dhimbjeve.

Dhimbjet pulsuese që zgjasin nga katër deri në 72 orë dhe përkeqësohen nga dritat ose zhurmat.

Të përziera dhe të vjella që shoqërohen me dhimbje koke.

Dhimbje koke nga arteriti temporal

Kjo lloj dhimbje mund të prekë arteriet në trup, zakonisht të dy lobet temporale.

Dhimbja shkaktohet nga inflamacioni i enëve të gjakut në zonën e tëmthit që janë të ndjeshme dhe të fryra.

Përveç se është shkaktar i një dhimbjeve të forta por të përkohshme në njërën anë të kokës, kjo gjendje mund të shkaktojë verbëri për shkak të përfshirjes së enëve të gjakut që furnizojnë syrin.

Zakonisht dhimbja shfaqet tek njerëzit më të vjetër se 50 vjeç.

Ashtu si migrena, gratë preken më shpesh se burrat, duke pasur dy herë më shumë gjasa të kenë arterit temporal.

Simptomat mund të përfshijnë:

Dhimbje në ije dhe shpatulla

Ethe

Shikim i turbullt

Dhimbje në nofull pas përtypjes

Aneurizma e trurit

Edhe pse një shkak i rrallë, kjo vjen si pasojë e ënjtjes së një ene gjaku në trurin tuaj që mund të shpërthejë dhe të shkaktojë një goditje në tru.

Kur duhet të vizitoheni tek mjeku

Nëse mendoni se keni migrenë, gjurmoni simptomat tuaja dhe shihni mjekun për një vlerësim më të mirë.

Mjeku mund të jetë në gjendje të diagnostikojë migrenën duke u bazuar tek simptomat tuaja, e njëjta gjë vlen edhe për arteritin temporal.

Kjo është e rëndësishme sepse një ndërlikim serioz i artetitit temporal mund çojë në verbëri.

Për çdo lloj dhimbje koke, veçanërisht nëse është një dhimbje e re ose një dhimbje e fortë siç mund të jetë ajo e aneurizmës kontaktoni menjëherë mjkun.

Ju mund t’ju duhet të bëni një skanim MRI, ose ndonjë lloj tjetër testi imazherie, për të ndihmuar në gjetjen e shkakut./AgroWeb

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit kur ndaloni së ngrëni sheqer

Çfarë i ndodh trupit kur ndaloni së ngrëni sheqer

Akull apo nxehtësi pas lëndimit? Gabimi që mund ta bëni menjëherë pas dëmtimit të muskulit ose kockës

Akull apo nxehtësi pas lëndimit? Gabimi që mund ta bëni menjëherë pas dëmtimit të muskulit ose kockës

Ju ndihmojë të freskoheni gjatë verës, ja frutat që duhet të konsumoni në këto ditë të nxehta

Ju ndihmojë të freskoheni gjatë verës, ja frutat që duhet të konsumoni në këto ditë të nxehta

Çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë?

Çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë?

“Medalje për Kosovën”, Donjeta Sadiku flet pas triumfit në “Taranto 2026”

“Medalje për Kosovën”, Donjeta Sadiku flet pas triumfit në “Taranto 2026”

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it: Përgjegjësia e misionit në Mitrovicë mbetet e njëjtë

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it: Përgjegjësia e misionit në Mitrovicë mbetet e njëjtë

Mbi 360 persona të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Nepal

Mbi 360 persona të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Nepal

Zeqiri: Takimet politike po bëhen për të dështuar, VV-ja po synon zgjedhjet – Faton Bislimi s’kalon si emër konsensual për president

Zeqiri: Takimet politike po bëhen për të dështuar, VV-ja po synon zgjedhjet – Faton Bislimi s’kalon si emër konsensual për president

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Kurti uron Donjeta Sadikun për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

KRU “Prishtina” shkyç nga sistemi konsumatorët me borxhe

KRU “Prishtina” shkyç nga sistemi konsumatorët me borxhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën