TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë

Mbi 100 fotografi të cilat janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë do të ekspozohen sonte në Hagë. Vrasje, zhdukje, kidnapime, varreza masive e shumë dokumente të tjera do të jenë pjesë e ekspozitës “Pasqyrimi i masakrave dhe krimeve tjera nga lufta e fundit në Kosovë përmes ekspozitës me fotografi”. Me këtë Këshilli Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës synon që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar për krimet e kryera nga shteti serb në Kosovë.

Në hapësirat e ambasadës së Kosovës në Hagë, qytetin holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale, në orën 18:00 do të hapen dyert për të gjithë vizitorët. Ekspozita do të jetë e hapur deri nesër në orën 17:00.

Kryetari i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, Ahmet Grajqevci flet për KosovaPress për qëllimin e kësaj ekspozite.

“Qëllimi është për të sensibilizuar opinionin evropian dhe botëror – ndërkombëtar se aty do të kenë edhe gazetarë të tjerë të cilët do ta vëzhgojnë atë ekspozitë. Dhe padrejtësitë që na bëhen gjatë gjykimeve të ndryshme. Por ekspozita përfshin vrasjet, zhdukjen, kidnapimet, familjarët të cilët kanë qenë nëpër burgje dhe janë zhdukur nga burgjet, varrezat masive në Serbi të cilat janë eksomuar dhe çdo dokument që është zënë që i takon dhe që mund të përdoret në atë ekspozitë – ne do ta përdorim. Por nuk i përdorim gjithmonë fotografitë e njëjta. Në atë ekspozitë kur shkojmë, shumë herë ju lëmë ambasadave apo ju lëmë arkivave të tyre që t’i kanë”, tregon Grajqevci.

Në ekspozitën e cila kësaj radhe do të mbahet në Hagë, pjesëmarrës do të jenë edhe dëshmitarë të masakrave të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Është Luljeta Sharani, Fëllanza Bunjaku, Leotrim Caraku dhe Fadil Muqolli si familjar, të cilët kanë përjetuar një masakër të madhe në familjen e tyre dhe në zhdukjen e familjarëve të tyre. Kështu që ata janë dëshmitar okular të rasteve. Ne zakonisht e marrim si dëshmitar okular ata që i kemi, nëse nuk i kemi ata i marrim ndonjë familjar të familjeve. Çdo herë shkojmë duke ekspozuar raste të cilat i kemi prekur me duar dhe i kemi parë dhe i kemi vizituar shumë herë”, shton ai.

Ai thotë se presin numër të madh të vizitorëve që të shohin fotografitë të cilat janë dëshmi e krimeve të luftës.

“Aty diku përafërsisht varet prej vendit se si, ne të përgatitura i kemi 100 foto deri në 120. Por, varet prej vendit se si është edhe sa mund të ekspozohen. Fotografitë çdo herë ndryshojnë në çdo ekspozitë…(07:30) Ekspozitat kudo tregojnë atë që ka ndodhur, është një artefakt edhe një fakt të cilën duhet jo vetëm Haga, jo vetëm ne si shqiptarët, ose si ata serbë, duhet ta shikojnë dhe mos të përsëriten tragjeditë”, përfundon ai.

Pas Hagës, ekspozitë do të mbahet edhe në Berlin e Gjenevë.

Ekspozita e parë është mbajtur në Tiranë në vitin 2018, më pas Turqi, Londër, Zagreb, Vjenë dhe Austri.

Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, janë vrarë mbi 13 mijë civilë, mbi gjashtë mijë janë zhdukur me dhunë, 1600 prej tyre vazhdojnë të jenë pagjetur e rreth 20 mijë gra e burra të dhunuar seksualisht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla konfirmon gjetjen e një varri tjetër masiv në Zubin-Potok

Auto Draft

Dëmtohet diga e liqenit Mirusha, komuna kërkon intervenim nga ministria thonë se nuk kanë pranuar raport

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu: Shtrirja e sovranitetit në çdo pjesë të vendit, parakusht për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të lënduar

Traditë që nga viti 1989 -aksioni për dhurimin e gjakut në fshatin Poslishtë të Prizrenit

Auto Draft

Saga e investimit katërmilionësh,“Gjin Gazulli” në përfundim- Luxdev angazhon kompani të re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën