TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 128 viteve

by Tëvë1
1 vit ago
2
A A
​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 128 viteve

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në plan të parë: pa të nuk mund të flitej për Rilindje të popullit shqiptar, prandaj me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Nëse i kthehemi të shkuarës, shohim se me 27 shkurt 1897, me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos dhe Pashko Vasës, u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Që të kuptojmë rëndësinë e këtij botimi, duhet të kthehemi pas në kohë e në histori dhe të kujtojmë se shqipja, me sa dokumentohet deri tani, filloi të shkruhet që nga shekulli XV me alfabetin latin, të plotësuar me pesë shkronja të posaçme. U shkrua dhe me shkronja greke, e pas pushtimit turk, edhe me alfabetin turko-arab. Rruga tjetër që u ndoq, është ajo e krijimit të alfabeteve origjinale me përhapje të kufizuar. Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në plan të parë: pa të nuk mund të flitej për Rilindje të popullit shqiptar, prandaj me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Sipas Radio Vatikanit, ky botim ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 themeluan “Shoqërinë e të Shtypurit të Shkronjave Shqip”, shoqëri kulturore që kishte për synim të nxiste zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe dhe ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar nga Turqia.

Me alfabetin, plotësonte një nga kërkesat bazë për përhapjen e propagandës atdhetare dhe i hapte rrugën botimeve të para serioze të Rilindjes sonë Kombëtare. Në gjirin e saj bashkëpunuan myslimanë të mëdhenj si vëllezërit Frashëri, katolikë të shquar, si Pashko Vasë Shkodrani e ortodoksë të mësuar e atdhetarë si Jani Vreto: ishte pra model i bashkëpunimit ndërmjet feve në shërbim të Atdheut. Gjithsesi çështja e alfabetit të shqipes do të zgjidhej përfundimisht vetëm me Kongresin e Manastirit, që u mblodh më 14 nëntor 1908, ku u hartua një alfabet i ri me shkronja latine. Është alfabeti që përdorin edhe sot e kësaj dite të gjithë ata që shkruajnë shqip./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj

BE-ja kërkon formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga procesi i zgjerimit

Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti

Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën