TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dukagjini merr një fitore të madhe me përmbysje ndaj Suharekës

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Dukagjini merr një fitore të madhe me përmbysje ndaj Suharekës

Dukagjini ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Suharekës në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar.

Rasti i parë në këtë ndeshje i takoi mysafirëve të cilët rrezikuan seriozisht Suharekën në minutën e 20-të me Hekuran Berishën, por Ozdogan ishte ‘heroi’ i vendasve. 

Dukagjini iu afrua sërish golit, kësaj radhe përmes Leart Eminit (30’) gjuajtja e të cilit përfundoi pak centimetra mbi portë. 

Suhareka pati dy raste të njëpasnjëshme në minutën e 45-të, por as Endrit Krasniqi e as Mevlan Zeka nuk e gjetën rrugën e golit. 

Sidoqoftë, vetëm pak çaste më vonë erdhi goli për Suharekën dhe këtë e shënoi Fitim Susuri që realizoi për 1-0 në minutat shtesë pas asistimit të Mevlan Zekës. 

Në pjesën e dytë erdhi rikthimi i mysafirëve të cilët ia dolën të shënojnë dy herë për të fituar pikët e plota. 

Po luhej minuta e 73-të kur Dukagjini fitoi penallti dhe nga pika e bardhë i saktë u tregua Altin Mërlaku i cili shënoi për rezultatin 1-1. 

Ishte pikërisht Merlaku i cili në minutën e 76-të shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për rezultatin 2-1. 

Vlen të theksohet se Suhareka e mbylli këtë takim me një lojtar më pak në fushë pasi Kemal Osmankovic u përjashtua me karton të kuq në minutën e 83-të.

Pas kësaj fitoreje, Dukagjini shkon në kuotën e 24 pikëve dhe renditet në pozitën e shtatë në tabelë ndërsa Suhareka renditet e pesta me 26 sosh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Skitarja Kryeziu, sërish del nga shtegu

Skitarja Kryeziu, sërish del nga shtegu

Ilievski i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Ilievski i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Borussia triumfon ndaj Atalantas

Skitarja Kryeziu, sërish del nga shtegu

Skitarja Kryeziu, sërish del nga shtegu

Tërnava uron muajin e Ramazanit: Të reflektojmë për dashurinë ndaj fesë dhe dashurinë ndaj atdheu

Tërnava uron muajin e Ramazanit: Të reflektojmë për dashurinë ndaj fesë dhe dashurinë ndaj atdheu

Ilievski i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Ilievski i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Avokati i Veselit: Gjykata nuk mund të shpallë fajësi nëse mbështetet në thashetheme

Avokati i Veselit: Gjykata nuk mund të shpallë fajësi nëse mbështetet në thashetheme

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda dhe Bangladeshi urojnë Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda dhe Bangladeshi urojnë Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Flet përmes video-linkut, dëshmitari nga Maqedonia për rastin e Banjskës: Pamë njerëz me uniforma e të armatosur

Flet përmes video-linkut, dëshmitari nga Maqedonia për rastin e Banjskës: Pamë njerëz me uniforma e të armatosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën