TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani e Kurti takojnë në Mynih emisarin e ri të BE-së, diskutojnë për dialogun

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, presidentja Osmani e kryemininistri Kurti takuan ndaras emisarin e ri të BE-së, Peter Sorensen. Gjatë takimit, Kurti tha se janë tri çështje që Serbia duhet t’i përmbushë.

by Venhar Isufi
1 vit ago
1 0
A A

Kjo e premte i gjeti në Mynih të Gjermanisë.

Kjo pasi presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, e disa ministra të tjerë po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë.

E gjatë qëndrimit atje, dyshja takuan ndaras edhe emisarin e ri të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen.

E para e shtetit bëri të ditur se temë diskutimi ishte dialogu Kosovë – Serbi.

Në anën tjetër, sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti i tha Sorensen se janë tri çështje që Serbia duhet t’i përmbushë.

“Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin”, thuhet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrjen e Kosovës në këtë konferencë, po e sheh të rëndësishme, profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku.

“Uroj që të dakordohen ose nëse mund të them të merren vendime të mëdha të dobishme në funksion të ruajtjes së paqes së qëndrueshme”, tha Çollaku.

E të enjten pjesë e konferencës së Sigurisë ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili u tha përfaqësuesve të lartë të NATO-së se Serbia po vazhdon financimin e grupeve kriminale për ta sulmuar Kosovën.

Profesori Çollaku thotë se gjasat për tensione janë në veri janë minimale.

“Kjo temë ose kjo çështje mund të jetë në vazhdimësi permanente mund të jetë potenciale për t’u realizuar fatkeqësisht në kuptimin e skenarëve të ndryshëm nga ana e Serbisë, por gjithnjë e më pak ka gjasa reale në kuptimin e ndonjë trazire të madhe ose atakimi të sigurisë kombëtare tonën. Referencat e institucioneve të policisë dhe sigurisë kanë rezultuar që është e suksesshme në zmbrapsjen e çfardo sulmi”, tha ai.

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryediplomatja Donika Gërvalla tha se Kosova është një shembull i suksesit demokratik në rajon.

Tags: mynihPeter SorensenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy të lënduar në aksidentin mes dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë

Frostea – shija e verës, freskia që të duhet

Frostea – shija e verës, freskia që të duhet

U vazhdohet edhe për 48 orë masa e ndalimit të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së

Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së

Rriten çmimet e naftës pas njoftimit të Trump për zgjatjen e bllokadës ndaj Iranit

Rriten çmimet e naftës pas njoftimit të Trump për zgjatjen e bllokadës ndaj Iranit

Dimiq: Ratko Mlladiq duhet të mbetet në burg, Serbia të mos e mbështesë

Dimiq: Ratko Mlladiq duhet të mbetet në burg, Serbia të mos e mbështesë

Trump urdhëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran

Trump u thotë ndihmësve të përgatiten për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy të lënduar në aksidentin mes dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë

Frostea – shija e verës, freskia që të duhet

Frostea – shija e verës, freskia që të duhet

Analizat e ujërave të zeza zbulojnë rritjen rekorde të përdorimit të drogës në të gjithë Australinë

Analizat e ujërave të zeza zbulojnë rritjen rekorde të përdorimit të drogës në të gjithë Australinë

U vazhdohet edhe për 48 orë masa e ndalimit të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën