TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ende nuk dihet çka e shkaktoi zjarrin në klubin e natës “Gate Club” në Prishtinë

Klubi i natës “Gate Club” është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Zjarri u arrit të lokalizohet e nuk u regjistrua asnjë person i lënduar. Derisa shkaku për këtë ende nuk dihet.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
3 0
A A

Orët e para të mëngjesit, gjithçka që ishte brenda u përfshi nga flakët.

Të premten zjarri kaploi klubin e natës “Gate Club” në Prishtinë, e që shkaqet ende nuk dihen.

Në vendngjarje pati shumë ekipe të zjarrfikësve, që arritën ta lokalizojnë zjarrin.

E detaje për reagim në shuarjen e zjarrit, dha Abdusamed Shkodra, zëvendës komandant i Brigadës së Zjarrfikësve.

“Kanë fillu me fikjen e zjarrit për një kohë të shkurtë dmth është lokalizuar zjarri dhe është bërë dmth ndalimi për mos me qenë të përfshirë edhe objektet që kanë qenë afër në zjarr. Tash për momentin ekipet janë ende duke u marrë me fikje të zjarrit dhe deri në fikjen përfundimtare. Këtu vlen të ceket se të lënduar nuk ka pasë fatbardhësisht”, tha Shkodra.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se janë duke hetuar rrethanat që kanë çuar në këtë zjarr.

“Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Paraditën e së premtes pranë klubit të natës u panë edhe pronarët e saj, të cilët nuk deshën të prononcohen para kamerës për vlerën e dëmit të shkaktuar, por që reaguan përmes një komunikate.

“Ky është një moment shumë i vështirë për ne, por jemi mirënjohës që dëmi është vetëm material dhe nuk ka asnjë të lënduar. Shkaktarin e fatkeqësisë tonë ua kemi lënë në dorë autoriteteve shtetërore, besojmë që jemi në duar të sigurta. Nga sot, ne fillojmë planifikimin dhe punën për t’u rikthyer edhe më të fortë”, thanë nga “Gate Club”.

Derisa këtu dolën edhe ekipet e Kompanisë Kosovare të Distribuimit të Energjisë.

Tags: Gate ClubPrishtineTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarri shkrumbon resortin në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër

Zjarri shkrumbon resortin në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër

Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura– fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti

Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura– fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti

Salla e Kuvendit e mbyllur, Tahiri: Kosova s’mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit

Salla e Kuvendit e mbyllur, Tahiri: Kosova s’mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit

43 vatra zjarri në Shqipëri, 10 mbeten aktive

PDK thërret konferencë për media në Kuvend

PDK thërret konferencë për media në Kuvend

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Reagon Haxhiu, shpreh keqardhje që PDK-ja e AAK-ja refuzuan ftesat për takim: Vendimi  i pamatur

Zjarri në hotelin në Vlorë, disa prej tyre nga Kosova, publikohen emrat e të lënduarve

Zjarri në hotelin në Vlorë, disa prej tyre nga Kosova, publikohen emrat e të lënduarve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën