TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Iu dogj shtëpia, bashkëfshatarët organizohen ta ndihmojnë familjen Kacabashi

Mesditën e së martës u djeg një shtëpi në Topliqan të Lipjanit. Pronari i shtëpisë lajmin e mori nga vajza tre vjeç. Dëme materiale u shkaktuan, por menjëherë bashkëfshatarët i dolën në ndihmë familjes Kacabashi.

by Albiona Hajdari
1 vit ago
19 1
A A

Një thirrje telefonike nga vajza tre vjeç, bëri që Rifat Kacabashi të lërë punën në gjysmë.

Ai  u nis menjëherë për në Topliçan të Lipjanit, pasi mori njoftimin se shtëpia i kishte marrë flakë.

E nëna arriti t’i nxjerrë katër vajzat, mirëpo jo edhe atë më të voglën, krejt kjo nga ngutia që kishte për ti shpëtuar të vegjlit.

Foshnja mbeti në këtë djep për pak minuta në dhomën e cila ende nuk ishte përfshirë nga flakët.

Prandaj e ëma në mes të zjarrit u kthye dhe e mori, duke e shpëtuar pastaj nga dera e pasme e shtëpisë.

Ndërsa për shuarjen e zjarrit intervenuan edhe zjarrfikësit.

“Rreth orës 11:40 minuta kemi marrë një lajm nga një qytetar së pari, kalimtar i rastit në Topliqan, pastaj nga Policia që është duke u djegur një shtëpi banimi dhe njësia kujdestare ka intervenu me kohë. Fatmirësisht afërsia ka bërë të mundur që pasojat të jenë më minimale, përkundër që është djeg një dhomë, korridori dhe tymi e ka bërë të veten që ka bërë dëme të mëdhaja përndryshe ka mujt e tëra me u kallë”, tha komandanti i njësisë së Zjarrfikësve në Lipjan, Sadri Shamolli.

Mirëpo me të dëgjuar rastin, bashkëfshatarët nuk qëndruan duarkryq.

Ata madje filluan menjëherë mbledhjen e donacioneve në xhaminë e fshatit.

“Më së pari iu kemi dhënë ndihmë familjarëve në emergjencë në Lipjan. Jemi kthy, jemi tubu si shoqni si rreth me ndihmën, me sa kanë pasë mundësi kanë kontribu. Për momentin janë mbledhë diku 11 mijë euro, tash janë duke dhënë edhe sot gjatë ditës. Ka edhe firma që kanë premtu materialin për suvatim, ka që kanë folë për rrymë, për qeramika, për dyer e dritare”, tha organizatori, Leogzim Matoshi.

Mbledhja e donacioneve ka vazhduar edhe sot në orën 18:00 në xhaminë në fshatin Topliqan.

Tags: Teve1
Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Për katër vjet 20 mijë pensionistë më shumë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën