TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Misioni i KiE: Kosova mbajti zgjedhje paqësore, vonesa e publikimit të rezultateve shihet si mangësi

by tëvë1
1 vit ago
27
A A
Misioni i KiE: Kosova mbajti zgjedhje paqësore, vonesa e publikimit të rezultateve shihet si mangësi

Petra Bayr, kryetare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), ka deklaruar se në përgjithësi Kosova mbajti zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe paqësore. Derisa ka theksuar se këto zgjedhje kanë shfaqur një relief politik në të cilën janë përfaqësuar edhe komuniteti shumicë dhe pakicë.

Megjithatë, ajo ka përmendur edhe disa nga sfidat nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë. Sipas saj, publikimi online i vonuar i rezultateve preliminare po ashtu është parë si mangësi.

Në një konferencë për media, Bayr ka thënë se zgjedhjet janë bërë në përputhje me ligjin e zgjedhjeve të vitit 2023 i cili në përgjithësi ofron një kornizë të përshtatshme.

“Kemi pas zgjedhje gjithëpërfshirëse, paqësore në Kosovë, ishte shumë cilësor i gjithë procesi i zgjedhjeve. Votuesit e Kosovës e kanë demonstruar zotimin e tyre për demokraci duke votuar në mënyrë paqësore dhe pa tension…Këto zgjedhje kanë shfaqur një relief politik në të cilën janë përfaqësuar edhe komuniteti shumicë dhe pakicë dhe për më shumë pjesëmarrja e serbëve të Kosovës që kanë pasur një gamë të gjerë të zgjedhjes politike, kanë kontribuuar edhe më shumë në procesin demokratik. Delegacioni prej 24 vetash është përbërë nga 18 anëtar parlamenti, përfaqësues të Komisionit të Venecias, dhe personeli që kanë vëzhguar zgjedhjet në Kosovë ndërmjet 7 dhe 8 shkurtit”, ka theksuar Bayr.

Ndërsa, ka nënvizuar se publikimi online i vonuar i rezultateve preliminare po ashtu është parë si mangësi.

“Mediat nuk kanë pasur një rregullore, për mediat sociale, ka pas edhe probleme për funksionimin e komisionit të pavarur të mediave, për transparencë së mediave….Publikimi online i vonuar i rezultateve preliminare po ashtu është parë si mangësi… Raporti i delegacionit do të diskutohet në sesionin e prillit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Komisioni i Evropës është i gatshëm të bashkëpunojë me pikëpamjet se si mund të përmirësohet tutje korniza zgjedhore e Kosovës”, thotë ajo.

Sipas saj, ngritja e vetëdijes dhe mundësitë për të ju ndihmuar njerëzve me nevoja të veçanta duhet të përkrahet më tepër.

“Zgjedhjet janë bërë në përputhje me ligjin e zgjedhjeve të vitit 2023 i cili në përgjithësi ofron një kornizë të përshtatshme për zgjedhjet. Kemi parasysh që ligji është për të ofruar transparencë më të madhe, mungesa e qartësisë për pakicat nëpër komisionet lokale, këto komunat jo shumicë duhet të adresohen problemet nëpër to, dhe kemi tejkalim të shpenzimeve, nuk janë paraqit të gjitha shpenzimet për fushatën pas zgjedhore, çka nuk është në përputhje me atë që parasheh dispozita evropiane dhe vota për gra do të ndikojë po ashtu edhe gjuha e urrejtës kundër grave. Ka pasur edhe një efekt në pjesëmarrjen e tyre dhe dukshmërinë e tyre. Ngritja e vetëdijes dhe mundësitë për të ju ndihmuar njerëzve me nevoja të veçanta duhet përkrahur më tutje”, shton Bayr.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën të dielën, më 9 shkurt./kp

Share4Tweet2

Postime të ngjashme

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Emisioni “Info Nata” 03.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën