TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nga Prishtina e Ferizaj komprometoi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e BE-së pas një hetimi disa mujor kanë arrestuar një person i cili dyshohet për komprometimin e 300 mijë kartelave bankare. Por a rrezikohet Kosova nga ngjarje të ngjashme?

by TËVË 1
1 vit ago
47 0
A A

Operacioni u zhvillua për disa muaj rresht në Prishtinë e Ferizaj.

E si rezultat i hetimit nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e huaja, të mërkurën u arrestua një person.

Ky i fundit dyshohet për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shtetit të BE-së.

Veprimi i tillë, sipas Policisë, rezultoi në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

“I dyshuari dyshohet se i ka postuar për t’i shitur këto të dhëna në një platformë online për përfitime të kundërligjshme. Gjatë realizimit të operacionit të kontrollit janë sekuestruar katër kompjuterë, tre telefona, një USB dhe dokumente të rëndësishme”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Por a rrezikohen qytetarët e Kosovës nga hakimi i kartelave bankare?

“Kosova realisht është e rrezikuar nga kjo, nuk ka pasë ndonjë performancë e cila do të ishte lavdëruar sa i përket mënyrës së organizimit të sigurisë qoftë edhe prej sulmeve kibernetike, ku shpesh herë qytetarët e Republikës së Kosovës janë hakuar dhe ndoshta ato llogari të cilat janë konvertuar në kartela të ndryshme janë përdorur në vendet jashtë Kosovës”, tha njohësi i sigurisë, Bedri Elezi.

Tutje Elezi thekson se institucionet po bëjnë pak për vetëdijesimin e qytetarëve në aspektin e mbrojtjes së kartelave bankare.

“Nuk kemi pa për shembull aktivitete të institucioneve të Republikës së Kosovës për t’i paralajmëruar ata se si mund të jenë pre e këtyre grupeve kriminale”, tha ai.

Me vendim të Prokurorit, i arrestuari për rastin e kartelave bankare është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Ndërkaq, hetime tjera janë në proces në bashkërendim me autoritetet për të zbardhur plotësisht rastin.

Tags: Teve1
Share6Tweet4

Postime të ngjashme

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar në Itali

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim, ia morën 130 mijë euro një personit duke i premtuar shërim jashtë shtetit

Shtime, një personit i dëmtohet muri i shtëpisë me predhë të armës

Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Istog, dyshohet për vetëplagosje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

I mituri godet me sëpatë babain e tij në Gjilan, viktima në gjendje të rëndë

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar në Itali

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

A duhet t’i lani rrobat nga ana e brendshme?

A duhet t’i lani rrobat nga ana e brendshme?

​Emocionohet Nora Gjakova: Sfida më e vështirë qenka fundi i karrierës

​Emocionohet Nora Gjakova: Sfida më e vështirë qenka fundi i karrierës

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim, ia morën 130 mijë euro një personit duke i premtuar shërim jashtë shtetit

Shtime, një personit i dëmtohet muri i shtëpisë me predhë të armës

Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Istog, dyshohet për vetëplagosje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

I mituri godet me sëpatë babain e tij në Gjilan, viktima në gjendje të rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën