TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli sulmon caqe të Hezbollahut në Liban

by tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Izraeli sulmon caqe të Hezbollahut në Liban

Ushtria izraelite tha më 31 janar se ka sulmuar “disa” caqe të Hezbollahut në Luginën Beka të Libanit, dy muaj pas hyrjes në fuqi të armëpushimit me grupin libanez, me të cilin zhvilloi luftime vitin e kaluar.

“Caqet që u sulmuan përfshijnë një ndërtesë të Hezbollahut që ka infrastrukturë nëntokësore e cila përdoret për të zhvilluar dhe prodhuar armatim dhe infrastruktura të tjera terroriste në kufirin Siri-Liban që përdoren nga Hezbollahu për të kontrabanduar armë në Liban”, tha ushtria izraelite përmes një deklarate.

Në njoftim u tha se sulmet e kryera gjatë natës shënjestruan caqet “që paraqisnin rrezik” për Izraelin dhe trupat izraelite.

Një ditë më herët, ushtria izraelite tha se kishte rrëzuar një dron vëzhgues të Hezbollahut i cili po i afrohej territorit izraelit. Sipas ushtrisë, kjo paraqet “shkelje të armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit”.

“Ushtria vazhdon të jetë e përkushtuar në armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit dhe nuk do të lejojë asnjë aktivitet terrorist të këtij lloji”, tha Izraeli.

Ushtria izraelite nuk ka respektuar afatin e tërheqjes së plotë nga Libani që ishte deri më 26 janar. Tani, afati për tërheqjen e ushtrisë izraelite është 18 shkurti, raporton REL.

Megjithatë, Izraeli e kishte bërë të qartë se nuk synonte të përmbushte afatin e 26 janarit, duke akuzuar ushtrinë libaneze se nuk kishte respektuar pjesën e saj të marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, që hyri në fuqi më 27 nëntor 2024, ushtria libaneze do të dislokohet në jug, teksa Hezbollahu do të tërheqë forcat në veri të lumit Litani, rreth 30 kilometra larg nga kufiri.

Grupi libanez, që mbështetet nga Irani, po ashtu duhet të shkatërrojë çdo infrastrukturë ushtarake që ka në jug të Libanit.

Hezbollahu dhe Izraeli fillimisht kishin këmbyer zjarr në vijën kufitare, pas nisjes së luftës në Gazë në tetor të vitit 2023 mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Luftimet më pas u përshkallëzuan në tetor të vitit të kaluar, kur Izraeli nisi një ofensivë tokësore në Liban.

Gjatë luftimeve, Izraeli vrau pothuajse gjithë udhëheqjen e Hezbollahut, përfshirë udhëheqësin e kamotshëm të grupit, Hassan Nasrallahun, dhe shkatërroi arsenalin ushtarak të grupit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmet ukrainase ndërprejnë furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje në dy qytete të mëdha ruse

Sulmet ukrainase ndërprejnë furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje në dy qytete të mëdha ruse

Al-Sharaa do të bëhet presidenti i parë i Sirisë që viziton Shtëpinë e Bardhë

Al-Sharaa do të bëhet presidenti i parë i Sirisë që viziton Shtëpinë e Bardhë

Qindra civilë të varrosur në varre masive, të tjerë të djegur nga RSF në El-Fasher të Sudanit

Qindra civilë të varrosur në varre masive, të tjerë të djegur nga RSF në El-Fasher të Sudanit

Numri i të vdekurve në Gaza kalon 69,000 persona

Numri i të vdekurve në Gaza kalon 69,000 persona

Barcelona triumfon në Celta, i afrohet Realit

Barcelona triumfon në Celta, i afrohet Realit

PSG siguron fitoren në shtesë ndaj Lyonit

PSG siguron fitoren në shtesë ndaj Lyonit

Interi fiton derbin ndaj Lazios

Interi fiton derbin ndaj Lazios

Osmani: S’mund të jetë në pakufi e drejta e partisë fituese për kryetarin e Kuvendit

Osmani: Thellësisht mirënjohës ndaj qytetarëve, uroj fituesin

Çeku uron kryetarin Përparim Rama për fitoren e tij në Prishtinë

Çeku uron kryetarin Përparim Rama për fitoren e tij në Prishtinë

Harta politike pas zgjedhjeve lokale, LVV e LDK fitojnë nga 7 komuna

Harta politike pas zgjedhjeve lokale, LVV e LDK fitojnë nga 7 komuna

Haradinaj thotë se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale

AAK fiton 4 komuna në raundin e dytë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën