TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si u keqpërdorën 230 mijë euro bileta të trenit nga punëtorët e ‘Trainkos’?

12 punonjës të ndërmarrjes publike “Trainkos” janë përjashtuar nga kjo ndërmarrje, pasi që dyshohet se i kanë shkaktuar dëm në vlerë mbi 230 mijë euro. Krejt kjo sipas “Trainkos” të cilët thonë se përmes një hetimi të brendshëm zbuluan se ka pasur ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave në arka fiskale.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
7 0
A A

Trenin po e presin në stacionin e Fushë Kosovës.

E mjeti i udhëtimit, arriti me kohë.

Por, paratë me të cilat e paguan biletën e trenit këta udhëtarë, nuk shkuan në arkën e Ndërrmarrjes Publike Trainkos.

Kjo pasi zyrtarët e kësaj të fundit, zbuluan se 12 punëtorë të tyre, janë duke manipuluar me arkat fiskale.

“Janë bërë leximet e të dhënave të të gjitha arkave fiskale. Nga ky lexim ka rezultuar se ka dyshime për ndërhyrje dhe manipulim të dhënave, si dhe fshehje dhe dëmtim të raportimit të shitjeve të biletave gjatë operimit me arka për një periudhë të gjatë kohore”, kanë deklaruar nga Trainkos.

Për këtë arsye, Trainkos njoftoi të enjten se 12 punonjësve iu është shkëputur kontrata e punës.

Ndërsa e bën të ditur edhe dëmin e shkaktuar.

“Nga raporti i fundit, të cilin e kemi pranuar nga ENTERNET, dëmi i shkaktuar kalon shumën prej 230 mijë eurosh, dhe kjo shumë mund të rritet, meqë janë edhe katër (4) pajisje fiskale të cilat kanë pasur memorie të ndërruar dhe të njëjtat ende nuk i kemi. Pra, ndërmarrja nuk di se cili mund të jetë dëmi në memoriet e pa lexuara dhe shuma totale pas kësaj”.

Trainkos i bëri thirrje publike prokurorisë së vendit, që për këtë rast t’i nis hetimet.

Por, këta të fundit bën të ditur se nuk janë njoftuar për rastin.

Krejt kjo në një përgjigje me shkrim për Tëvë1.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk  është njoftuar dhe nuk  ka pranuar ndonjë lëndë në lidhje me këtë çështje”, thuhet në përgjigje.

Në fund, Trainkos ka thënë se 12 punëtorët nga viti 2016 deri në vitin 2024,  i resetuan pajisjet duke i fshehur të dhënat reale të shitjeve.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

PDK nuk merr pjesë në seancën për votimin e Qeverisë

PDK nuk merr pjesë në seancën për votimin e Qeverisë

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme nga ora 14:00, në rend dite votimi për Qeverinë e re

Gruda nga PDK: Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij

Gruda nga PDK: Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij

Albin Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

Sulmi ajror izraelit godet një makinë në Qytetin e Gazës duke vrarë 2 persona

Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite

Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite

Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit

Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën