TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përmbytjet nga moti i keq në Durrës, evakuohen disa banorë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Përmbytjet nga moti i keq në Durrës, evakuohen disa banorë

Qyteti i Durrësit u përfshi nga reshje të dendura shiu një ditë më parë, duke krijuar problematika në disa zona.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Shqipëri bëri të ditur se gjatë gjithë natës dhe sot, vazhdon puna nga forcat në terren për largimin e ujit nga zonat e prekura nga reshjet intensive të shiut, në një pjesë të bashkisë së Durrësit.

Sipas AKMC-së problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit.

Mbrojtja Civile njofton se ka prani të ujit në një numër të konsiderueshëm banesash dhe ambientet publike dhe se është bërë evakuimi i disa familjeve, të cilat janë akomoduar te Kavalishenca.

“Sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë llogaritet në rreth 40 ha. Ka një rritje të lehtë të niveleve të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati”, njofton AKMC, transmeton ATSH.

Ndërkaq hidrovorët në Hamallaj dhe Porto Romano vijojnë punën me kapacitet të plotë.

Në terren janë të angazhuara forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.

Sipas AKMC-së në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.

“Gjatë natës kapacitetet nga FA u përforcuan edhe me 2 pompa të vogla nga batalioni i mbështetjes Poshnjë, të cilat janë duke punuar për largimin e ujit te IEPV Durrës”, njofton AKMC.

Grupet e punës janë në terren për identifikimin, vlerësimin dhe raportimin e saktë të dëmeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani thotë se Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbush kushtet

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Irani është i gatshëm “si për të luftuar ashtu edhe për të negociuar”, thotë kryetari i parlamentit iranian

Hamza fton deputetët që projektligji për Specialen të miratohet nesër në dy leximet

Hamza fton deputetët që projektligji për Specialen të miratohet nesër në dy leximet

AAK-ja kundër shpërndarje së Kuvendit

Tahiri: Projektligji për Specialen të miratohet në dy leximet të hënën

Kosovë – Austri, publikohen formacionet zyrtare

Kosovë – Austri, publikohen formacionet zyrtare

Ky është gjyqtari portugez që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë–Austri

Ky është gjyqtari portugez që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë–Austri

Pak orë para ndeshjes Kosovë – Austri, kështu duke zhveshtorja e “Dardanëve”

Pak orë para ndeshjes Kosovë – Austri, kështu duke zhveshtorja e “Dardanëve”

Zjarr në Torinë të Lipjanit, raportohet për dëme materiale

Zjarr në Torinë të Lipjanit, raportohet për dëme materiale

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën