TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A mund të realizohet plani i Trump për Gazën?

Emri i shtetit shqiptar, është përmendur së fundi në Izrael. Kjo pasi një gazetar tha se qeveria e këtij shteti është në bisedime me Shqipërinë për strehimin e 100 mijë refugjatëve palestinezë nga Gaza. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili e mohoi këtë.

by Fidan Zejnullahu
10 muaj ago
3 0
A A

Ka mbi një vit që janë refugjatë.

Por, një zgjidhje për palestinezët e Gazës, e propozoi të dielën presidenti i ri amerikan, Donald Trump.

Ky i fundit tha se vendlindja e palestinezëve tashmë është shkatërruar.

Për këtë, 1 milion e gjysmë prej tyre, duhet të zhvendosen në shtetet e rajonit.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i qeverive të Egjiptit dhe Jordanisë, të cilët e refuzuan propozimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

E emri i një shteti tjetër që mund t’i strehonte palestinezët, u përmend në Izrael.

“Administrata e Trumpit është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e 100 mijë palestinezëve në këtë shtet. Burimet nga Izraeli besojne që Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë strehimin e refugjatëve dhe thonë se opsionet si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme”, ka deklaruar gazetari izraelit, Amit Segal.

E këto pretendime, i mohoi kategorikisht kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Nuk kam dëgjuar diçka kaq të pavërtetë për shumë kohë – dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Nuk është absolutisht e vërtetë. Respekt dhe solidaritet të plotë me popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi i egër i Hamasit dhe ka duruar një luftë djallëzore pas tmerreve mesjetare të 7 tetorit. Por më lejoni të jem i qartë: Shqipërisë nuk i është kërkuar nga askush dhe as nuk mundemi as e mendojmë të marrim përsipër një përgjegjësi të tillë”.

E deklarata e Trump për zhvendosjen e palestinezëve, u diskutua edhe të hënën në emisionin Matrix në Tëvë1.

“Do t’i duhet SHBA-së dhe presidentit Trump të gjej një ekuilibër mes nevojave të të gjitha palëve. Pse e thashë këtë gjë? Sigurisht sot mund të ketë disa ide për Gazën, por asnjë vendim as i Izraelit as i SHBA-së nuk do të kalohet pa pasur “OK” nga vendet arabe. Tashmë ka ardhur përgjigja nga Egjipti dhe Jordania të cilat janë kundër, por ajo që udhët ta shikojmë, është Arabia Saudite e Katari”, ka thënë eksperti i politikave të sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla.

Menjëherë pas arritjes së një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, refugjatët palestinezë kanë filluar kthimin në vendlindje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Hamza: 130 është numri i fitores

Hamza: 130 është numri i fitores

Kurti: Me numrin 116, drejt një fitoreje të madhe

Kurti: Me numrin 116, drejt një fitoreje të madhe

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Hamza: 130 është numri i fitores

Hamza: 130 është numri i fitores

Kurti: Me numrin 116, drejt një fitoreje të madhe

Kurti: Me numrin 116, drejt një fitoreje të madhe

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë

Verstappen fiton në Abu Dhabi, Norris shpallet kampion në F1

Verstappen fiton në Abu Dhabi, Norris shpallet kampion në F1

Slot flet për shkarkimin e mundshëm të tij nga Liverpooli

Slot edhe më afër largimit nga Liverpool

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën