TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trumpi propozon zhvendosjen e palestinezëve jashtë Rripit të Gazës

by teve1
2 vjet ago
18
A A
OKB: Ka prova për krime lufte në Izrael dhe Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump propozoi të shtunën zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në vendet fqinje si Egjipti dhe Jordania – një propozim i pazakontë që u kundërshtua nga ish-administrata e Joe Biden.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One drejt Majamit, presidenti tha se e ngriti çështjen gjatë një bisede telefonike me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe ai mund të bisedojë me presidentin egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi të dielën.

“I thashë atij (mbretit të Jordanisë) se do të doja që ju të merrnit më shumë, sepse po shikoj të gjithë Rripin e Gazës tani dhe është një rrëmujë, është një rrëmujë e vërtetë”, tha Trump. “Do të doja që ai (mbreti i Jordanisë) të merrte njerëzit”.

“Unë do të doja që Egjipti të merrte njerëz. Unë do të flas me gjeneralin Al Sisi nesër dikur besoj. Do të doja që Egjipti të merrte njerëz, dhe do të doja që Jordania të merrte njerëz,” vazhdoi Trump.

“Jemi duke folur për një milion e gjysmë njerëz, dhe ne thjesht e pastrojmë të tërën. Ju e dini që gjatë shekujve aty ka pasur shumë, shumë konflikte. Dhe nuk e di, diçka duhet të ndodhë,” shtoi ai.

Duke e përshkruar Gazën si “një vend rrënimi”, presidenti i SHBA tha: “Pothuajse gjithçka është shkatërruar dhe njerëzit po vdesin atje. Kështu që më mirë do të përfshihem me disa nga kombet arabe dhe të ndërtoj banesa në një vend tjetër ku ata mund të jetojnë në paqe për një ndryshim”.

Ai shtoi se lëvizja “mund të jetë e përkohshme ose mund të jetë afatgjatë”, raporton agjencia Anadoly.

Administrata Biden kundërshtoi zhvendosjen e banorëve të Gazës jashtë enklavës, duke mbrojtur një kthim të banorëve të Gazës në shtëpitë e tyre pas një paqeje të mundshme dhe një zgjidhje me dy shtete.

Që nga 19 janari, është vendosur një armëpushim për t’u sjellë pushim civilëve në enklavën palestineze, por Trump tha javën e kaluar se nuk ka besim se armëpushimi do të mbahet.

“Nuk është lufta jonë. Është lufta e tyre. Mendoj se ata janë shumë të dobësuar nga ana tjetër,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Unë pashë një foto të Gazës. Gaza është si një vend shkatërrimi masiv. Ai vend është. … Vërtet duhet të rindërtohet në një mënyrë tjetër,” tha ai.

“Gaza është interesante. Është një vend fenomenal në det, moti i mirë, e dini, gjithçka është mirë. Është sikur disa gjëra të bukura mund të bëhen me të, por është shumë interesante, por disa gjëra fantastike mund të bëhen me Gazën,” shtoi Trump.

Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Rama në Detroit për vendimin e Hagës: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër njerëzve, populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

Rama në Detroit për vendimin e Hagës: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër njerëzve, populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

OKB: Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë mund të përbëjnë “krime kundër njerëzimit”

OKB: Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë mund të përbëjnë “krime kundër njerëzimit”

SHBA-të kërcënojnë se do të pezullojnë linjat ajrore iraniane në të gjithë botën nga e mërkura

SHBA-të kërcënojnë se do të pezullojnë linjat ajrore iraniane në të gjithë botën nga e mërkura

Kulla: Kam qenë që në fillim kundër Gjykatës Speciale, kjo çështje nisi dhe u mbyll me padrejtësi

Kulla: Kam qenë që në fillim kundër Gjykatës Speciale, kjo çështje nisi dhe u mbyll me padrejtësi

Nata e gjashtë e protestës kundër dënimit të katërshes së UÇK-së, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu”

Nata e gjashtë e protestës kundër dënimit të katërshes së UÇK-së, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu”

Çitaku: Arrestimi i Krasniqit maja e një ajsbergu, PDK kërkon hetim për “mafinë energjetike”

Çitaku: PDK tërheq lëndët nga Kushtetuesja nëse LVV-ja mbështet projektligjin për Specialen

“Matrix”- 21.09.2026

“Matrix”- 21.09.2026

Abdixhiku takon senatorët francezë, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë-Francë

Abdixhiku takon senatorët francezë, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë-Francë

Kurti takohet me kongresistin Wilson, i kërkon mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Kurti takohet me kongresistin Wilson, i kërkon mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

“Mendonte t’i jepte fund jetës” – rrëfimi tronditës i vëllait të Princeshë Dianës për vitet e saj më të vështira

“Mendonte t’i jepte fund jetës” – rrëfimi tronditës i vëllait të Princeshë Dianës për vitet e saj më të vështira

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën