TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Isufi thotë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi ende nuk ka përfunduar

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Isufi thotë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi ende nuk ka përfunduar

Isufi këto komente i bëri një ditë pasi kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se në Mal të Zi demarkacioni është një çështje e përfunduar.
Sipas Isufit, Qeveria duhet të mendojë edhe për demarkacionin me Serbinë.

Isufi thotë se palët duhet të takohen patjetër për gjetjen e pikave në terren, pavarësisht deklaratave të Abazoviqit.
“Ata kanë një letër të nënshkruar nga ish-kryetari i shtetit dhe me siguri që kanë edhe vullnetin politik me zbatu atë nënshkrim, është vazhdimësi politike e secilit shtet. Dhe e dyta pse jo diskutimet janë deri në momentin ku vendosen piramidat, nuk munden me thanë nuk mund të diskutojmë sepse s’ka piramida në terren dhe çfarëdo shfrytëzimi i terrenit është ilegal nëse nuk vihen gurët aty ku duhen”, tha ai.
Tutje ish-anëtari i komisionit për shënjimin e kufirit thotë se për t’u shënuar saktë vija kufitare duhet të dihet saktë pse ka ndryshuar ndër vite sipërfaqja e Malit të Zi.

“Ka gjetje të cilat dëshmojnë për një shmangie të vijës kufitare sidomos të vijës së parë kufitare që ka qenë në mes të këtyre dy shteteve dhe që pala malazeze vet e ka vërtetu. Tjetër me rëndësi është sipërfaqja e Malit të Zi. Ajo sipërfaqe nuk është e njëjta e cila ka qenë e regjistruar dhe e publikuar nga qarqet e Malit të Zi dhe ish-Jugosllavisë por ka ndryshu, duhet me dit pse”.

Isufi shton se sfidë në vete do të jetë edhe përcaktimi i kufirit me Serbinë që sipas tij është i gjatë 380 kilometra. Megjithatë ai deklaron se Kosova është më e përgatitur kësaj radhe.

Pak muaj para se Abazoviqi ta merrte postin e kryeministrit të Malit të Zi, kryeministri Albin Kurti tha se po e priste Qeverinë e re në shtetin fqinj, pa elemente pro-ruse që të fliste për çështjen e demarkacionit. Megjithatë të pyetur për një qëndrim pas deklaratave të Abazoviqit, nga Qeveria nuk i kanë dhënë përgjigje televizionit gjatë së mërkurës.

Demarkacioni me Malin e Zi ishte ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018. Madje miratimi i saj ishte kushtëzuar me liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian, mirëpo vizat ende nuk janë hequr.

Kronika e realizuar nga Gojart Jashari

Tags: Demarkacioni me Malin e ZiKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj takoi përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, Sorensen

Haradinaj takoi përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, Sorensen

Aliu: Masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës

Aliu: Masakra në Reçak bëri kthesën e madhe në historinë e Kosovës

Abdixhiku takon Sorensenin, kërkon angazhim të vazhdueshëm të BE-së për Kosovën

Abdixhiku takon Sorensenin, kërkon angazhim të vazhdueshëm të BE-së për Kosovën

Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në agjendën e integrimit evropian

Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në agjendën e integrimit evropian

Modric nuk joshet nga Arabia Saudite, i fokusuar te Milani

Rinovim apo lamtumirë? Modric do të marrë vendimin pas Botërorit

UEFA “frenon” idenë e Arsene Wengerit për ofsajd

UEFA “frenon” idenë e Arsene Wengerit për ofsajd

NBA: Oklahoma fiton duelin e kreut ndaj Spurs

NBA: Oklahoma fiton duelin e kreut ndaj Spurs

Guardiola shpërthen ndaj rastit 6-minutësh me VAR

Guardiola shpërthen ndaj rastit 6-minutësh me VAR

Pas Labubu vjen Mirumi, fenomeni i ri i modës 2026

Pas Labubu vjen Mirumi, fenomeni i ri i modës 2026

Altin Zogaj drejt sfidës më të madhe të karrierës: Përballje për titull në Montreal

Altin Zogaj drejt sfidës më të madhe të karrierës: Përballje për titull në Montreal

Asllani flet pas debutimit te Torino

Genoa me ofertë për Asllanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën