Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, në muajin mars do ta nis zyrtarisht rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.
Ndeshjen e parë në grup, Shqipëria e luan më datën 21 mars në stadiumin “Ëembley” në Londër.
FSHF-ja, ka njoftuar se biletat për këtë përballje, tashmë janë nxjerrë në shitje, si dhe ka dhënë detajet se si mund të sigurohen.
Çmimet e biletave janë të ndara në kategori, ndërsa tifoët shqiptarë kanë në dispozicion shtatë sektore.
Në kualifikimet e Botërorit 2026, Shqipëria bën pjesë në Grupin A, ku krahas Anglisë, do të përballet edhe me Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.










