TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj dy personave për rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës

by teve1
2 vjet ago
12
A A
Aktakuzë ndaj dy personave për rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se të hënën ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për rastin e rrëzimit të kulmit të Komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit Prokurori i Shtetit dhe të pandehurit kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe me rastin e ngritjes së aktakuzës i është propozuar gjykatës që të pandehurit të obligohen të kompensojnë dëmin material në shumën prej 36,450.29 eurosh që i është shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës dhe të ngarkohen me shpenzimet e procedurës penale.

I pandehuri Y.J. thuhet se akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, si Menaxher i Kontratës “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re” në vlerë totale prej 386,096.20 eurosh, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka vepruar në atë mënyrë që me dashje direkte dhe me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të përfitojë dobi pasurore kompania, ka përpiluar raport dhe ka pranuar se kinse janë kryer punimet e kulmit të ndërtesës së Komunës së Re të Prishtinës edhe pse realisht aty nuk ishin bërë punimet sipas kontratës në pozicionet 2.2, 2.3, 5.1.5.13 dhe 5.14, duke ia mundësuar të kryhen pagesat në drejtim të kompanisë, në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës në shumën prej 36,450.29 eurosh, me çka ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndërkaq, i pandehuri B.B. akuzohet se në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë, i cili ishte i ngarkuar në kryerjen e punimeve të mbikëqyrjes dhe kryerjes së punëve ndërtimore dhe përfundimit të punëve ndërtimore “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së Re”, ka vepruar në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara dhe në kundërshtim me kushtet e parapara në kontratë, për sanimin e kulmit të ndërtesës, me ç’rast gjatë ekzekutimit të kontratës  ka kryer punë të tjera, e jo ato sikurse në pozicionet 2.2, 2.3, 5.1.5.13 dhe 5.14, të kontratës së lartcekur, ku ditën kritike për shkak të kushteve atmosferike nga ndikimi i erës një pjesë e  kulmit të ndërtesës së Komunës së Re bie në tokë, në pjesën e rrugës, trotuarit dhe objektit përreth, duke lënduar rëndë të dëmtuarën E.U, në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës në shumën prej 36,450.29 eurosh dhe janë shkaktuar dëme materiale në pesë veturat e parkuara përreth ndërtesës, me çka ka kryer veprën penale “Punime ndërtimore të kundërligjshme”.

Më 18 janar të vitit të kaluar një 23 vjeçare pësoi lëndime të rënda trupore pasi u godit nga pjesë të çatisë së rrëzuar të objektit të ri të Komunës së Prishtinës.

Si pasojë e rrëzimit të kulmit u demoluan edhe shumë nga automjetet e parkuara afër ndërtesës së re të komunës./teve1.info/

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Qorrolli: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri strategjike

Qorrolli: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri strategjike

​Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

​Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Strategjia kundër dhunës në familje ka dështuar

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Strategjia kundër dhunës në familje ka dështuar

IPK nis hetimet për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt nga Policia

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Nimani për deputetët pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Do të duhej të merreshin me rastin, jo të akuzonin njëri-tjetrin

Nimani për deputetët pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Do të duhej të merreshin me rastin, jo të akuzonin njëri-tjetrin

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Protestuesit arrijnë para Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë

Protestuesit arrijnë para Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën