TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Operacion antidrogë në Prishtinë, sekuestrohet drogë në vlerë të 30 mijë eurove

by teve1
1 vit ago
16
A A
Operacion antidrogë në Prishtinë, sekuestrohet drogë në vlerë të 30 mijë eurove

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses një operacion të koduar me emrin “Shpërndarësi,” i cili pasoi një hetim disa-mujor.

Sipas komunikatës operacioni u zhvillua të shtunën duke rezultuar në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve, armëve dhe sendeve të tjera të kundërligjshme.

“Zhvillimi i një plani taktik ka filluar në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj me që rast është ndaluar vetura Mercedes ngjyrë e bardhë me targa vendore me vozitës (Sh.S.), ku gjatë kontrollit në trup i është gjetur një qese me narkotik të llojit Kokainë me peshë 5.35 gramë. Plani ka vazhduar në rrugën ”Vicanum” ku është ndalur vetura Audi Q8 me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari (Xh.S.), ku gjatë kontrollit të tij dhe veturës në një vend të fshehte janë gjetur 21 paketime me substancë të dyshuar narkotike të dyshuar si kokainë me peshë 20.1 gramë. Në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe vetura Volvo ngjyrë hiri me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari (F. S.), i cili është shoqëruar në stacion policor si i implikuar në rast”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se pas veprimeve fillestare në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda në Prishtinë është realizuar një bastisje në shtëpitë e të dyshuarve në rrugën “Dëshmoret e Marecit” në Prishtinë ku gjatë kontrollit në njërën shtëpi në banjo janë gjetur 219 qese (doza) me narkotikë të dyshuar si Kokainë, me peshë 114.4 gramë, të cilat ishin të gatshme për shitje, në veturën Phaeton ngjyrë e zezë pronë e te dyshuarit Xh.S., nën timon është gjetur një paketim me narkotikë të llojit Kokainë me peshë 171.5 gramë, dy revole me numra serik, me dy karikator dhe 9 fishek, një granatë dore model F1 dhe 29 fishek kalibrash të ndryshëm, tri vetura të dyshuara Audi Q8, Phaeton dhe Mercedes, të cilat janë përdorur për fshehje dhe shpërndarje të narkotikëve, para të gatshme në vlerë 7900 Euro dhe 100 Dollar amerikan, katër telefona celular, dy DVR.

Ndërkaq në bastisjen e lokacionit të tretë në fshatin Suhodoll të Lipjanit thuhet se në një garazh në pronësi të dyshuarit Xh. S. është gjetur një veturë e dyshuar Golf 7 ngjyrë e kaltër me targa vendore, si e dyshuar, e involvuar në një rast vrasje në tentativë, e cila ishte fshehur në atë lokacion.

“Sipas vlerësimeve të bëra, vlera e kokainës së konfiskuar, nëse do të shpërndahej në treg, arrin rreth 30,000 euro. Me udhëzim të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda Prishtinë, është hapur procedura penale për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në kontroll, posedim i paautorizuar i armës”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë.

Të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./teve1.info/

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Krasniqi: Kosova rrezikon të mbetet pa opozitë, i kanë hequr vijat e kuqe – pra Kurti sërish kryeministër

Krasniqi: Kosova rrezikon të mbetet pa opozitë, i kanë hequr vijat e kuqe – pra Kurti sërish kryeministër

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Aksion “Stop droga” në Ferizaj, Policia e Kosovës sekuestron marihuanë dhe pajisje – arrestohen dy persona

Mërgim Lushtaku: Babë, sot dhe shembullin se si respektohet shteti- ata që provokuan për t’u viktimizuar mbetën duarthatë

Mërgim Lushtaku: Babë, sot dhe shembullin se si respektohet shteti- ata që provokuan për t’u viktimizuar mbetën duarthatë

“Ishte ëndrra e prindërve” – Katër vëllezërit nga Prishtina nisen për Haxh

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.05.2026

Marta Kos javën tjetër vjen në Kosovë për herë të parë

Marta Kos: Viti 2026 mund të jetë mundësi për Kosovën drejt BE-së

Çitaku: Seanca në OKB barasvlerësoi sulmin terrorist në Banjskë me dinarin

Çitaku: Samiu shkoi në prokurori sepse e respekton shtetin, Kurti jo vetëm që refuzon por e sfidon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën