Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vend do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Në njoftim thuhet se temperaturat maksimale do të lëvizin mes 23-27 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.