TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Kryetari Mehmeti nuk është shkarkuar” – Veliu nga KPM tregon çfarë ndodhi në mbledhje

by TËVË 1
1 vit ago
8
A A
“Kryetari Mehmeti nuk është shkarkuar” – Veliu nga KPM tregon çfarë ndodhi në mbledhje

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Fitim Veliu, thotë se kryetari i këtij komisioni nuk është shkarkuar e as larguar, por vazhdon të jetë kryetar deri në përfundim të mandatit.

Veliu bëri të ditur se në mbledhjen e sotme është zgjedhur kryetari i ri, pasi që pas datës 21, kur kryetarit aktual i përfundon mandati s’do të kenë kuorum, pasi që do të mungojnë dy anëtarë.

“Kryetari i KPM-së nuk është shkarkuar… as nuk ka dhënë dorëheqje. Kryetari aktual i KPM-së është Jeton Mehmeti, vazhdon të jetë anëtar i Komisionit të Pavarur për Media, deri në përfundimin e mandatit. Ne kemi zgjedhur kryetarin e ri, për shkak se më datën 21 janar i skadon mandati kryetarit aktual. Për mos e lënë KPM-në pa kryetar dhe pa nënkryetar të paktën, ose pa një përfaqësues atëherë e kemi bë me anë të ndryshimit të rregullores se brendshme të një neni – e kemi bërë të mundur zgjedhjen e kryetarit të ri, por një muaj përpara, para skadimit të mandatit aktual”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas Veliut, kryetari i ri, Besnik Berisha është zgjedhur sot, pasi që kanë dashur ta lënë një përfaqësues, derisa kryetari aktual e ushtron pozitën deri më 21 janar.

“Pas ditës së hënë ne nuk kemi kuorum, prandaj e kemi shfrytëzuar rastin e kuorumit që KPM-së të ia lejmë një përfaqësues. Pra, kryetari nuk është shkarkuar e larguar. Ai vazhdon ta ushtrojë mandatin e tij deri më 21 janar”, deklaroi anëtari i KPM-së.

Madje, Veliu thotë se draft-ndryshimi i rregullores nuk është për sot, por në fillim të janarit.

“Drafti ndryshimi i rregullores nuk është bërë tani, ka shkuar më datë 5 janar. Absolutisht nuk ka ndodhur sot, siç po pretendojnë disa. Ndryshimin e kemi bërë, kemi të drejtë ta bëjmë! Ne nuk kemi bërë asgjë jashtë ligjit”, deklaroi ai.

Me katër vota për, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Kjo pas propozimit të disa nga anëtarët në këtë institucion që kryetari të zgjidhet të premten, meqenëse mandati i kryetarit, Jeton Mehmeti përfundon të martën./teve1.info/

Tags: Fitim VeliuJeton Mehmeti
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Të gjitha terminalet doganore po i kthejmë në pronësi të shtetit

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Gjykimin e krimeve të luftës – kërkohet hetim më efikas nga Prokuroria e Policia

Gjykimin e krimeve të luftës – kërkohet hetim më efikas nga Prokuroria e Policia

Qytetarët: Ndjehemi mirë kur ndihmojmë të tjerët në këtë muaj të madhërishëm

Qytetarët: Ndjehemi mirë kur ndihmojmë të tjerët në këtë muaj të madhërishëm

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Mbi 7 milionë euro vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, Qeveria hesht

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla thotë se Orav e trajtoi Kosovën si partner serioz

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Të gjitha terminalet doganore po i kthejmë në pronësi të shtetit

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën